Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, i kanë kërkuar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, që në mënyrë urgjente të fusë në rend dite Ballkanin Perëndimor në takimin e radhës së Këshillit të Çështje të Jashtme. Ata kërkuan që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në një letër dërguar shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, këto shtet thanë se duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në vendet e BE-së, duhet që Këshilli i Çështjeve të Jashtme, gjatë prillit të diskutojë për strategjinë në Ballkanin Perëndimor.
Ministrat thanë se “përderisa vetëm disa javë kanë kaluar nga diskutimi ynë i fundit për Ballkanin Perëndimor, situata gjeopolitike ka përjetuar një ndryshim të madh për shkak të agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”.
“Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë, duke pasur parasysh pozitën kyçe strategjike si rajon i rrethuar nga vendet anëtare të BE-së”, thuhet në letër.
Kryediplomatët e pesë shteteve të BE-së e vlerësuan vizitën që Borrell bëri në mars në Shkup, Tiranë dhe Sarajevë, vizitë, që sipas tyre, dëshmoi përkushtimin e fuqishëm të bllokut evropian për Ballkanin Perëndimor.
“BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të parandalojë efektet dëmtuese të sulmit ndaj Ukrainës në Ballkanin Perëndimor. Për këtë është edhe më urgjente se kurrë më parë që t’i japim një shtytje procesit të integrimit të rajonit në BE”, thuhet në letër.
Konkretisht, ministrat kërkuan që të përshpejtohet procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën, nisja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhënia e statusit të vendit kandidat Bosnjë e Hercegovinës dhe përshpejtimi i procesit të negociatave me Malin e Zi dhe Serbinë.
“Duhet të kemi një pikëpamje të re ndaj çështjeve si nisja e shpejt e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjetjen e rrugës për përshpejtimin e negociatave, që janë në vazhdim e sipër, të anëtarësimit me Malin e Zi dhe Serbinë, të avancojmë me liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të mbështesim konsolidimin e unitetit të Bosnjë e Hercegovinës që të marrë statusin kandidat”, kanë shkruar pesë ministrat e Jashtëm të BE-së, transmeton REL.
Në letër po ashtu u kërkua që të rritet bashkëpunimi praktik me shtetet e Ballkanit si dhe këtyre shteteve t’u jepet ndihmë me qëllim që të përballen me pasojat ekonomike që ka shkaktuar agresioni rus, në veçanti në rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe prodhimeve të tjera.
Letrën dërguar Borrellit – i cili kryeson Këshillin e Çështjeve të Jashtme – e kanë nënshkruar ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ai i Çekisë, Jan Lipavsky, krydiplomati hungarez, Peter Szijjarto, ministri i Jashtëm sllovak, Ivan Korcok dhe ai slloven, Anze Logar.
Takimi i radhës i ministrave të Jashtëm të BE-së do të mbahet më 11 prill në Luksemburg. Ende nuk është e qartë nëse tema e Ballkanit Perëndimor do të vendoset në rend dite, pasi sipas burimeve diplomatike, situata aktuale në Ukrainë dhe krimet e pretenduara të forcave ruse, kërkojnë që fokusi i ministrave të jetë për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.
Por, gjithnjë e më shumë shtetet e BE-së dhe deputetët e Parlamentit Evropian po kërkojnë që Ballkani Perëndimor të jetë në fokus për shkak të rrezikut të ndikimit të Rusisë në rajon dhe mundësisë që të ketë përshkallëzim të tensioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë