LAJMI I FUNDIT:

Rusia dërgon ushtarë mbi 60-vjeç të luftojnë në Ukrainë, po u jep pushkë të prodhuara në shekullin XIX

Rusia dërgon ushtarë mbi 60-vjeç të luftojnë në Ukrainë, po u jep pushkë të prodhuara në shekullin XIX

Ushtria ruse siç raporton The Independent dhe Reuterts, po dërgon ushtarë që të luftojnë në Ukrainë me armë që janë prodhuar në fund të shekullit të XIX, dhe janë përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Raportohet se disa ushtarë janë dërguar në rajonin e Donbasit që të luftojnë me pushkët e quajtura Mosin, që janë prodhuar në vitin 1880, transmeton Telegrafi.


Pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin Borodyank të Ukrainës
Lexo po ashtu Pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin Borodyank të Ukrainës

Në anën tjetër, NATO vlerëson se në luftëra kanë mundur të humbin jetën deri në 15 mijë ushtarë rusë, derisa Kievi pretendon se numri i ushtarëve të vrarë rusë tejkalon shifrën prej 18 mijë.

Sidoqoftë, rusët janë duke pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake – duke i detyruar të tërhiqen dhe organizojnë rigrupim.

Një veturë përplaset në portën e ambasadës ruse në Bukuresht, përfshihet nga zjarri dhe shoferi humb jetën – publikohen pamjet
Lexo po ashtu Një veturë përplaset në portën e ambasadës ruse në Bukuresht, përfshihet nga zjarri dhe shoferi humb jetën – publikohen pamjet

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka pranuar më herët, por presidenti rus Vladimir Putin shumë herë ka mohuar një gjë të tillë – duke mos pranuar se janë dërguar ushtarë shtesë që nuk kanë kryer trajnime dhe nuk janë ushtarë profesionistë.

Kremlini tani po i bën thirrje edhe vullnetarëve që të lajmërohen në dy qytete të Siberisë – Chelabinsk dhe Tumen, e në mesin e vullnetarë ka shumë që janë mbi 60-vjeç, që kanë mbushur “zbrazëtirat” pasi kishte mungesa të mëdha si shofer tanku, snajperistë dhe inxhinierë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori