LAJMI I FUNDIT:

Burgu i Gjilanit pëson ndryshime para se të vijnë të burgosurit nga Danimarka

Burgu i Gjilanit pëson ndryshime para se të vijnë të burgosurit nga Danimarka

Hapësirat e brendshme të Qendrës së Paraburgimit të Gjilan do të ndryshojnë së shpejti, në mënyrë që t‘i përshtaten sipas kërkesave të Danimarkës.

Danimarka ka marr me qira 300 qeli burgu në Gjilan, të cilat pritet t’i marrë në shfrytëzim nga pranvera e vitit 2023. Deri atëherë në ambientet e burgut do të bëhen shumë ndryshime.


Objektit do t’i shtohen disa hapësira, derisa do të ketë edhe përshtatje të dhomës së vizitave.

“Do të ketë ndryshime thelbësore sa i përket hapësirave të banimit. Do të ketë aktivitete trajnuese dhe edukuese”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Alban Muriqi – këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

Muriqi thotë se punimet do të fillojnë vetëm pasi marrëveshja të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, punimet në Gjilan do të fillojnë shumë shpejt, derisa nga pranvera e vitit të ardhshëm mund edhe të fillojë transferimi i të burgosurve”, deklaroi tutje Muriqi.

Qendra e burgimit që ndodhet në fshatin Pasjak të Gjilanit do t’i ketë rreth 200 punonjës, derisa një pjesë e tyre do të jenë kosovarë.

Pjesë e stafit të burgut do të jenë edhe guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorë.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet t’i fitojë rreth 200 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori