E urreni tingullin e përtypjes apo stilolapsit? Mund të keni këtë çrregullim të çuditshëm
Ka disa persona që mezi durojnë zhurmën e përtypjes. Nëse ulemi pranë tyre për një vakt, nuk kalon shumë kohë dhe ata mund të ndalojë së ngrëni.
Ata e bëjnë këtë me të gjithë dhe nuk është thjesht një bezdi e vogël për ta. Këta persona vuajnë nga diçka që quhet misofoni.
Çfarë është misofonia?
“Misofonia është një çrregullim neurofiziologjik që shkakton një reagim të fortë ndaj tingujve specifikë. Për shembull, tingujt si rrjedhja e ujit, përtypja e ushqimit, kërcitja e gishtave të dorës ose klikimi i një stilolapsi shkaktojnë përgjigje që për shumicën e njerëzve duken të tepërta”, thotë Dr. Marcum për First for Women.
Të gjithë herë pas here i shohim këto zhurma si të bezdisshme, por vetëm kur ato janë të tepruara ose veçanërisht të larta. “Tingulli nuk ka nevojë të jetë i lartë në mënyrë që të ngjallë një përgjigje negative dhe në dukje automatike nga individi që ka misofoni”, thotë Marcum.
Cilat janë simptomat e saj?
Marcum përmend se simptomat e misofonisë do të ndryshojnë për çdo person. Gjithashtu, ato mund të përfshijnë nervozizëm, zemërim, zhgënjim, ankth, humor të dëshpëruar ose shqetësim emocional . Kjo do të shpjegonte pse misofonia është një çrregullim i vërtetë dhe më shumë se thjesht një shqetësim.
“Njerëzit mund të bëhen verbalisht apo edhe fizikisht agresivë kur nxiten nga këta tinguj specifikë. Në përgjithësi, ajo shkakton që personi të përjetojë një sasi të konsiderueshme shqetësimi që ndonjëherë mund të jetë e vështirë për t’u kontrolluar”.
Nga vjen misofonia?
“Studiuesit ende po mësojnë për misofoninë, Megjithatë, ne e dimë se ka të ngjarë të jetë një problem i përpunimit auditor. Individët me misofoni priren të kenë më shumë myelin – një shtresë yndyrore – rreth neuroneve në tru. Zakonisht zhvillohet gjatë fëmijërisë ose adoleshencës dhe mund të zgjasë me vite ose gjatë gjithë jetës. Mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar sepse nuk ka ende vlerësime të zhvilluara mirë dhe të standardizuara për të cilat është rënë dakord nga komuniteti shkencor” , thotë Marcum.
Për më tepër, çrregullimi tenton të shfaqet me të njëjtat ritme si te femrat ashtu edhe te meshkujt. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Futeni në meny që sot: Ushqim i shijshëm që ka ndikim preventiv ndaj kancerit të gjirit!
A e dini përse nuk është mirë të rrini shumë gjatë pa seks? Këto janë pasojat!
Ushtrimi i cili do t’ju ndihmojë që të lehtësoheni nga të gjitha ato që nuk ju nevojiten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite