LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nënshtrohet nga Crystal Palace

Arsenali nënshtrohet nga Crystal Palace
(Foto: Twitter/Crystal Palace F.C.)

Crystal Palace e ka nënshtruar Arsenalin në Selhurst Park duke e mposhtur me rezultat 3-0 dhe duke ia pamundësuar ngritjen në tabelë.

Jean-Philippe Mateta e zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të, falë asistimit nga mbrojtësi Joachim Andersen.

Danezi Andersen ishte asistues edhe në golin e dytë, të cilin e realizoi Jordan Ayew dhe me epërsi të dyfishtë për vendasit, skuadrat shkuan në pushim.


(Foto: Twitter/Crystal Palace F.C.)

Vendasit u kujdesën që të shënonin edhe një gol në gjysmën e dytë për ta vulosur fitoren përmes Wilfried Zaha nga penalltia (74’).

Pas kësaj humbjeje, Arsenali mbetet në vend të pestë në renditje me pikë të barabarta me Tottenham Hotspur (por Topçinjtë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar).

(Foto: Twitter/Crystal Palace F.C.)

Me tri pikët e fituar, Crystal Palace është ngritur në vend të nëntë në tabelë me 37 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/