LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqen trupat ruse nga Zhytomyr në Ukrainë

Tërhiqen trupat ruse nga Zhytomyr në Ukrainë

Sipas guvernatorit të qytetit ukrainas Zhytomyr, Vitaliy Bunechko, forcat ruse janë larguar nga rajoni verior i Ukrainës.

Bunechko ka theksuar se ky rajon që shtrihet në perëndim të Kievit, më nuk është i okupuar nga trupat e Kremlinit, që me t’u larguar nga ky rajon kanë lënë një pjesë të municionit të tyre, transmeton Telegrafi.

“Ata u larguan, duke lënë gjysmën e mjeteve ushtarake e municione”, tha Bunechko për mediat ukrainase.


Sipas kryetarit të Mariupolit, ky qytet është buzë katastrofës humanitare
Lexo po ashtu Sipas kryetarit të Mariupolit, ky qytet është buzë katastrofës humanitare

Në fillim të këtij muaji është raportuar se ndërtesat kolektive dhe spitalet janë bombarduar nga forcat ruse në Zhytomyr.

Duke folur asokohe për sulmet ajrore, zyrtarët lokalë kishin thënë se rusët po godasin Zhytomyrin në të dyja anët – si ndërtesat kolektive si dhe ato industriale – duke pasur për cak infrastrukturën.

Tërheqja e trupave ruse po ndodh me qëllim që Moska t’i rifokusojë kapacitetet në lindje të Ukrainës, në veçanti në rajonin e Donbasit që ka popullatë më të madhe ruso-folëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori