LAJMI I FUNDIT:

Sipas kryetarit të Mariupolit, ky qytet është buzë katastrofës humanitare

Sipas kryetarit të Mariupolit, ky qytet është buzë katastrofës humanitare

Qyteti ukrainas i rrethuar Mariupol është buzë një “katastrofe humanitare”, me mbi 100 mijë banorë që akoma kanë nevojë për evakuim, ka bërë të ditur kryetari i këtij qyteti Vadym Boichenko.

“Situata në Mariupol mbetet shumë e vështirë. Jemi buzë një katastrofe humanitare – pa energji elektrike, ujë, ushqim e ilaçe. Megjithatë ne këmbëngulim se në Mariupol duhet të ndodh një evakuim i plotë – pra qasje në të gjitha pjesët e qytetit. Por ajo çfarë sot kemi parë nga Federata Ruse, ishte bllokimi i të gjitha ndihmave humanitare që ishin nisur drejt Mariupolit”, shtoi i pari i qytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.


Madje Boichenko ka bërë të ditur se kolona e autobusëve me të cilët do të duhej të kryhej evakuimi, as që ka arritur në qytet – pavarësisht marrëveshjes së arritur mes palës ukrainase dhe asaj ruse për hapjen e korridoreve për evakuim.

Pas publikimit të imazheve rrëqethëse nga Bucha, Biden e ripërsërit se Putin është kriminel lufte: Ai njeri është brutal
Lexo po ashtu Pas publikimit të imazheve rrëqethëse nga Bucha, Biden e ripërsërit se Putin është kriminel lufte: Ai njeri është brutal

Disa banorë, kanë arritur të largohen drejt qytetit Berdiansk me vetura private. Raportohet se edhe ky qytet kontrollohet nga forcat ruse, por se është paksa më i “qetë” sa i përket sulmeve.

Rreth 90 mijë banorë kanë arritur të evakuohen përmes korridoreve që lidhin Berdianskun dhe Zaporizhzhia, ku është theksuar se 100 mijë tjerë mbeten të ngujuar brenda Mariupolit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori