LAJMI I FUNDIT:

Kriza në PD, Alibeaj i bën thirrje Berishës të tërhiqet si Basha

Kriza në PD, Alibeaj i bën thirrje Berishës të tërhiqet si Basha

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot tërheqjen e ish kryeministrit, Sali Berisha nga gara për kryesimit të PD-së sikurse veproi Lulzim Basha.

Në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku i pranishëm ishte edhe Berisha, Alibeaj tha se duhet të marrë fund gjuha linçuese dhe sinjalet ndarëse të PD-së, si një nevojë e njerëzve për bashkimin.


“Sinjalet nuk mund të jepen duke pushtuar selinë duke ardhur dhunshëm sikurse Berisha bën. Ka një vendim të parlamenti që ka konstituuar grupin parlamentar të PD-së dhe Berisha nuk bën pjesë”, ka sqaruar Alibeaj.

“E para ndërprerja e menjëhershme e gjuhës linçuese, proceset paralele për të thelluar ndasinë, nuk japin sinjale të bashkimit. Kërkesa jonë është të ndërpritet kjo gjuhë e këto sinjale dhe ky është hapi i parë drejt bashkimit. Ne duam bashkimin. Që të jemi të bashkuar dhe fitues, sikurse Basha ndërmori pasojat e veta me dorëheqje, e njëjta gjë duhet të ndodhë, jo si kusht, por edhe si nevojë e njerëzve që edhe Berisha të tërhiqej. Ne kemi detyrë, ne kemi detyrimin që ta kërkojmë gjithnjë e më tepër. Ndërkohë që ne bëjmë këtë tollovi Rama fërkon barkun”, tha Alibeaj, raporton A2 CNN. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori