LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është vendi më i sigurt në botë

Haradinaj: Kosova është vendi më i sigurt në botë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi, derisa institucioneve shtetërore për kujdes në lidhje me situatën e sigurisë.

Haradinaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova është vendi më i sigurt në botë.


“Vet komandanti i KFOR-it e tha se nuk kemi informacione për ndonjë destabilizim të mundshëm. Unë dua t’iu them se Kosova është vendi më i sigurt në botë. Nuk ka asnjë problem të sigurisë. Nuk do të ketë asnjë incident, asnjë ndërhyrje, asnjë lazdrim të dikujt. Vend më të sigurt se Kosova nuk e di që ka”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Megjithatë kjo na motivon që të konsolidojmë edhe më tutje sistemin tonë të sigurisë. Pra duhet të jemi edhe të kujdesshëm, të mos bëjmë veprime të gabuara në procese, por ju siguroj se jemi vendi më i sigurt në botë”.

Ndryshe, komandanti i KFOR-it, Gjeneral major Ferenc KAJÁRI në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë.

Haradinaj: Kurti fjalë ka por jo vepra, u tregua i pazoti me Rakiqin
Lexo po ashtu Haradinaj: Kurti fjalë ka por jo vepra, u tregua i pazoti me Rakiqin

Ai ka thënë se KFOR-i monitoron në vazhdimësi situatën në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor dhe mund të sigurojë të gjithë qytetarët se nuk ka arsye për t’u shqetësuar.

“Nuk ka asnjë tregues për ndonjë lloj kërcënimi. KFOR-i është i gatshëm të veprojë ndaj çdo lloj sfide për sigurinë”, ka deklaruar komandanti i misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë./Telegrafi/