Mahniti të gjithë në EURO 2020 me golat dhe paraqitjet e tij – Damsgaard pas operimit dhe vuajtjeve kthehet në stërvitje pas pesë muajsh
Danezi Mikkel Damsgaard është shumë i lumtur që është rikthyer në Sampdoria pas pesë muajsh, një operimi dhe përballje të madhe me një formë agresive të artritit, ku ishte i shtrirë edhe në spital.
21-vjeçari ka qenë jashtë fushës që nga fillimi i tetorit 2021 dhe sipas klubit në atë kohë për shkak të një problemi në kofshë.
Megjithatë, ai më pas bëri një operacion në gjurin e tij të djathtë më 4 nëntor. Por as operimi nuk e zgjidhi çështjen, gjë që është treguar nga agjenti i tij, Jens Orgaard për gazetën Secolo XIX.
“Ai kishte një formë shumë agresive të artritit (çrregullim që ndikon në nyje). Nuk kishte asnjë përmirësim, dukej sikur nuk do të shërohej kurrë, por falë bashkëpunimit midis reumatologëve italianë dhe danezë, u krijua një terapi e re dhe dha një përgjigje të shkëlqyer”, kishte treguar ai.
Rikthimi i Damsgaard në Sampdoria
Këtë javë, Damsgaard u kthye në terrenin stërvitor në Genoa dhe foli për kanalin zyrtar të Sampdoria. Ai tha se ndjehet shumë mirë, pasi që kishte kohë pa i parë shokët e skuadrës dhe terrenet sportive.
“Është një ndjenjë shumë e mirë të rikthehem këtu, jam shumë i lumtur që shoh sërish shokët e skuadrës. Skuadra është e ndryshme nga koha e fundit që kam qenë këtu”.
“Më ka munguar Italia dhe moti i mirë, ndaj jam shumë i lumtur. Mora shumë mbështetje nga familja ime, shokët e skuadrës, kjo më bëri shumë të lumtur dhe më bëri të dëshiroja të punoja më shumë, pasi ata thanë se më prisnin dhe mezi prisnin të më shihnin përsëri”, ka thënë ai për rikthimin në klub.
Tutje ai foli edhe për sëmundjen dhe spitalin, duke treguar për vështirësitë që kishte.
“Është mirë të kthehem. Është e vështirë të shpjegohet, por unë kam qenë i sëmurë, në spital. Ka qenë e vështirë, por e kam kaluar, kam marrë ilaçin e duhur, po punoj shumë për të luajtur sërish, sepse dua të bëj atë që dua dhe kjo është të luaj futboll”.
“Jam shumë i lumtur që tani ndihem sërish mirë. Klubi ishte shumë i mirë me mua, më lejoi të shkoja në shtëpi që të mund të shihja familjen dhe miqtë e mi, sepse në spital është mirë të shohësh familjen tënde. Unë gjithashtu jam stërvitur shumë për t’u rikthyer këtu”, ka deklaruar Damsgaard.
Në mungesë të tij, Sampdoria është transformuar, me trajnerin Marco Giampaolo që zëvendësoi Roberto D’Aversa dhe kisthe shumë nënshkrime të reja në janar dhe madje hierarkia e klubit ndryshoi me largimin e presidentit Massimo Ferrero.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar që kur u largova, kështu që ishte çmenduri për të ndjekur. E ndjej se po luajmë shumë mirë, me më shumë motivim, futboll të mirë dhe po shkojmë në rrugën e duhur”, deklaroi ai.
Rritja e Damsgaard në EURO 2020
Eriksen ka qenë mesfushori kreativ i Danimarkës për më shumë se një dekadë, por në EURO 2020 ai pësoi një arrest kardiak dhe zëvendësimi i tij erdhi nga Mikkel Damsgaard.
Ai shënoi dy gola në Euro 2020 dhe dha një asistim për ta ndihmuar Danimarkën të shkojë deri në gjysmëfinale.
Damsgard shënoi kundër Rusisë, pastaj edhe kundër Anglisë, duke e lënë Jordan Pickfordin pa zgjidhje nga një goditje dënimi.
Ai tregoi lëvizje të bukura, ekuilibër të jashtëzakonshëm dhe teknikë të mrekullueshme.
Danezi ishte i lidhur me Arsenalin, Barcelonën, Liverpoolin, Milanin dhe Tottenhamin, pas atyre paraqitjeve. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon
FFK licencon shtatë klube për garat evropiane
Nga fitimi i Scudettos te rinovimi i dy yjeve, Liga e Kampionëve dhe Zirkzee – Zanetti flet për gjithçka që e rrethon Interin
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit