LAJMI I FUNDIT:

Serbia vazhdon t’iu bëjë presion serbëve në veri, u dërgon thirrje me postë se ku do të votojnë më 3 prill

Serbia vazhdon t’iu bëjë presion serbëve në veri, u dërgon thirrje me postë se ku do të votojnë më 3 prill

Serbët do të votojnë më 3 prill njëkohësisht për dy palë zgjedhje – presidenciale dhe parlamentare.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve u kërkua që të bëhet edhe në territorin e Republikës së Kosovës, por një gjë e tillë u refuzua nga autoritetet kosovare, duke kërkuar paraprakisht marrëveshje për këtë çështje.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, javën e kaluar ka kërkuar që të ketë marrëveshje mes dy qeverive për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nuk do të thosha që Qeveria ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake, natyrisht që paraqet kushtin për mbajtjen e atyre zgjedhjeve, e i cili kusht nuk është plotësuar. Ne kemi pritur shkëmbim normal të letrave të kërkesës së tyre, të trajtimit tonë, por kjo nuk ka ndodhur”, tha Kurti.

Por një gjë të tillë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. E për këtë Serbia u detyrua që të bëjë përgatitje për hapjen e qendrave të votimit në Serbinë qendrore që serbët e Kosovës të mund të votojnë atje.

Sot (e mërkurë) në rrjetet sociale janë shfaqur disa fletë-thirrje për serbët në veri të Kosovës.

Në këto thirrje, që mbajnë stemën e Serbisë, janë emrat e votuesve, numri i letërnjoftimit dhe vendi ku do të votojnë më 3 prill.

Njëra nga këto thirrje i është dërguar edhe Marko Jakshiqit.

Ai, me zarfin e dërguar nga Serbia e postuar në llogarinë e tij në Facebook, duke ironizuar.

“Shkoj në shtëpi dhe me pret ky njoftim për votim. Rruga e njëjta që nga viti 2000. Por jo edhe për babain dhe motrën. A ka të tjerë në Mitrovicë që ju kanë ardhur njoftime të tilla”, ka shkruar Jakshiq.

Pas këtij postimi, ka pasur edhe serbë tjetër që kanë njoftuar se kanë pranuar thirrje të tilla.

Serbia dhe pushteti i Vuçiqit po vazhdon t’i përdorë në mënyrë sistematike serbët e Kosovës, duke i nxitur ata kundër rendit juridik të Prishtinës sa herë që i duhen.

Thirrja të tilla si kjo sot serbët, sidomos në veri, marrin në vazhdimësi nga Beogradi zyrtar për çfarëdo çështje që i duhet pushtetit atje.

Kurti për zgjedhjet serbe: Duhet të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë
Lexo po ashtu Kurti për zgjedhjet serbe: Duhet të ketë marrëveshje ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ndryshe, duhet theksuar se zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.

Zgjedhjet janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat, ku më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Kjo praktikë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë.

Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.

Vendet e Quint-it dhe BE-ja e patën pritur me keqardhje edhe vendimin e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës për moslejimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e saj.

Përkundër kërkesës së vazhdueshme, Qeveria ka mbajtur qëndrimin se në zgjedhjet e 3 prillit serbët nuk mund të votojnë në Kosovë.

Më 22 mars në Beograd, presidenti serb, Vuçiq u takua me përfaqësuesit serbë të Kosovës, me të cilët bisedoi për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë.

Vuçiq, u tha serbëve se do të votojnë në komunat në Serbinë Qendrore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori