LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i takim me kryetarët e komunave perëndimore: Jemi këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme e demokratike

KFOR-i takim me kryetarët e komunave perëndimore: Jemi këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme e demokratike

KFOR-i ka mbajtur një takim në kampin Villaggio Italia në Pejë, ku prezent ishte kolonel Marco Javarone dhe kryetarët e komunave perëndimore të Kosovës.

Komandanti shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit për t’iu bashkuar këtij aktiviteti dhe deklaroi se ndjehej i nderuar dhe i privilegjuar që mund të vazhdonte dialogun me të gjithë.

“Siç e dini, KFOR-i është këtu për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike, shumetnike dhe paqësore. Në veçanti, KFOR-i përmbush mandatin e tij sipas Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve te Bashkuara, duke punuar për të ruajtur si një mjedis të sigurt ashtu edhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Në thelb, KFOR-i dhe RC-Ë kanë për detyrë të ruajnë një bashkëjetesë paqësore ndërmjet të gjitha komuniteteve, duke i konsideruar dallimet si shumëfishues të vlerave. Gjatë takimeve që kam pasur rastin të kem me secilin prej jush që kur kam ardhur këtu, kam mësuar se COVID-19 ka kushtëzuar fuqimisht ruajtjen e marrëdhënieve dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe ka sjellë sfida të reja në tryezën e komunave. Realisht, çdo komunë ka pikat e forta dhe të veçantat e saj si burime për një rrugë drejt një të ardhmeje pozitive”, tha fillimisht koloneli Javarone.


Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim më pas iu drejtua te pranishmeve duke ju kërkuar që të nisin një diskutim të ndërsjellë për disa çështje ekonomike dhe sociale.
Sipas njoftimit për media thuhet se debati u fokusua në nevojën e inkurajimit të gjeneratave të reja që të mos emigrojnë jashtë vendit duke marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e Kosovës.

“Gjithashtu shprehu nevojën për të bashkëndarë zgjidhje funksionale dhe fituese për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit. Më pas pjesëmarrësit prezantuan veçoritë e komunave të tyre dhe njohën pikat që i bashkëndajnë me administratat e tjera lokale. Në vazhdim, të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se popullata lokale ka lirinë për të kryer aktivitetet e përditshme pa frikë nga dhuna e motivuar politikisht, e vazhdueshme ose në shkallë të gjerë dhe se nuk ka tensione ndëretnike në asnjë komunë”, thuhet në njoftimin për media.

Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit, të vetëdijshëm për rëndësinë e shkëmbimit të mendimeve, dëgjimit të njëri-tjetrit dhe kërkimit të dialogut, promovuan ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat që do të vijnë dhe ranë dakord që “Tryeza e Rrumbullaket e Komunave” përfaqëson një pikë bashkëndarjeje si forcë e komunave”.

Kontingjenti shumëkombësh i udhëhequr nga Italia, i bazuar në Regjimentin e Artilerisë Tokësore “A Cavallo” të Brigadës Pozzuolo të Friulit, vepron sipas tre linjave drejtuese që synojnë garantimin e sigurisë së Manastirit të Deçanit, monitorimin e lirisë së lëvizjes në sektorin perëndimor të Kosovës dhe favorizimin e zhvillimit ekonomik dhe social të popullatës kosovare përmes projekteve të Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori