LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa flet për këngët e reja të albumit të saj të tretë

Dua Lipa flet për këngët e reja të albumit të saj të tretë
Dua Lipa (Foto: Getty Images)

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë më shumë detaje rreth albumit të saj të ardhshëm, njëherësh të tretit në karrierë.

Këngëtarja nga Kosova ka shpalosur emocionet për këngët e radhës që po vijnë duke thënë se “50 për qind është e kryer”.

Ylli 26-vjeçar, i cili do të performojë këtë verë në festivalin e shumëpritur të muzikës “Lollapalooza”, foli për albumin e saj të tretë me Elton John në emisionin e tij “At Your Service”.


View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua thotë se këngët e reja ‘po e bëjnë të ndihet mirë’ duke shpjeguar tutje se ‘kanë filluar të marrin formë.

“Jam shumë e emocionuar për disa nga këngët e reja, kështu që është gjithmonë emocionuese kur pret me padurim për diçka”, tha Lipa, shkruan Hola!.

Dua Lipa shënon dy vjetorin e publikimit të albumit të fundit “Future Nostalgia”
Lexo po ashtu Dua Lipa shënon dy vjetorin e publikimit të albumit të fundit “Future Nostalgia”

Këngëtarja u pyet më parë në lidhje me albumin e saj të ri, gjatë një interviste me The Wall Street Journal, duke pranuar se ajo “nuk po nxitonte” për të publikuar këngë të reja, megjithatë kishte “shumë prej tyre tashmë të realizuara” duke iu referuar albumit ende pa emër.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Krijuesja e hitit “Levitating” gjithashtu tha se kishte një vizion të qartë, “Mendoj për momentin. Ka qenë thjesht argëtuese duke eksperimentuar. Unë gjithmonë do të bëj muzikë pop, por ajo ka tingullin e vet unik, i cili është emocionues dhe diçka që ndjehet si një lëvizje nga Future Nostalgia”.

Nuk është sekret që Dua pati sukses të jashtëzakonshëm me albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”, me fansat e këngëtares duke e cilësuar këtë si epokën e saj më të mirë deri më tani, teksa ka ende shumë detaje që nuk janë zbuluar.

https://www.youtube.com/watch?v=lYxVKbx_dxA&ab_channel=DuaLipa%3AAtYourService-podcast

Fansat gjithashtu po shikojnë drejtimin e mundshëm që do të marrë artistja, pas bashkëpunimit me Megan Thee Stallion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Moment tejet prekës gjatë sfidës së mosreagimeve: Gerta shikon djemtë e saj duke luajtur në oborr

Magazina
Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Tension mes Laertit dhe Valbonës: Aktori kap banoren për të puthur, ajo habit me reagimin

Magazina
Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

Magazina
Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Jozi i lutet Loredanës për një puthje, ajo refuzon me të qeshur: Absolutisht jo

Magazina
Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Dalin detaje nga rasti i Anisa Veselit: Drejtoresha e klinikës tërhiqet nga premtimi dhe i bën bllok blogeres në çdo aplikacion

Magazina
Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Justin dhe Hailey Bieber planifikojnë të largohen nga Hollywood-i për një jetë më të qetë në Evropë

Magazina
Kalo në kategori