LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet në Stamboll, tani ka një gjasë që të takohen Putin e Zelensky

Bisedimet në Stamboll, tani ka një gjasë që të takohen Putin e Zelensky

Delegacioni rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi dy hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas ditës së parë të bisedimeve, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti.

RIA, duke cituar delegacionin rus, tha se hapat përfshinin një “reduktim drastik të aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv” dhe gjithashtu mundësinë e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përcjell Telegrafi.

Kreu i delegacionit rus, ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i quajti negociatat “konstruktive”, raportoi RIA.


Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusët – pas përfundimit të bisedimeve për sot në Stamboll
Lexo po ashtu Këshilltari presidencial ukrainas tregon disa nga çështjet që u diskutuan me rusët – pas përfundimit të bisedimeve për sot në Stamboll

Shtabi i Përgjithshëm rus do të njoftojë më shumë detaje mbi hapat për të reduktuar armiqësitë në Ukrainë pasi të kthehet delegacioni rus në bisedimet në Stamboll, tha të martën zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Aleksandar Fomin në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se është bërë mjaft përparim gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase të martën në Stamboll për të lejuar takimin e Putinit dhe Zelenskyt.

Rusia thotë se do të "zvogëlojë në mënyrë drastike" aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernihiv
Lexo po ashtu Rusia thotë se do të "zvogëlojë në mënyrë drastike" aktivitetin ushtarak në Kiev dhe Chernihiv

Duke folur në Stamboll pas bisedimeve të përfunduara midis dy palëve të martën, Podolyak tha se tani kishte një “gjasë” që të dy presidentët mund të takohen.

Bisedimet midis dy palëve do të “vazhdojnë online 24/7”, tha Podolyak, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për “formulim të qartë ligjor”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori