LAJMI I FUNDIT:

Simovski: Përkundër gjitha sfidave, regjistrimi është i saktë

Simovski: Përkundër gjitha sfidave, regjistrimi është i saktë
Foto: AIM

“Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave 2021, është regjistrimi i parë sipas shumë parametrave – i pari pas dy dekadave, i pari pas pandemisë, i parë me metodë të kombinuar, i pari që është regjistruar edhe diaspora dhe më e rëndësishmja është se ka përfunduar me sukses”.

Këtë në një intervistë për AIM, e deklaroi drejtori i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) Apostoll Simovski. Ai tha se është krenar duke shtuar se regjistrimi është efikas, profesional dhe i përfunduar me sukses, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Simovski gjithashtu thotë se analiza e kryqëzuar e të gjitha të dhënave, nuk lë hapësirë ​​për manipulime dhe kur ke baza serioze të të dhënave përmes të cilave kontrollon disa herë të dhënat e mbledhura, mundësia e gabimit praktikisht nuk ekziston. Sipas tij, informacioni i saktë për gjendjen reale të popullsisë do t’i japë shtetit mundësinë për të krijuar politika që mund t’i përgjigjen më mirë nevojave të qytetarëve dhe biznesit.

Publikimi i të dhënave do të bëhet radhazi, sipas grupeve të të dhënave. Grupi i parë i të dhënave që do të publikohet nesër përfshin të dhëna për popullsinë totale rezidente, totalin e popullsisë jorezidente, gjininë, moshën, përkatësinë etnike, fenë, gjuhën amtare dhe gjuhën e zakonshme të familjes, numrin e banesave dhe numrin e familjeve, ndërsa në muajt në vijim do të publikohen grupe të dhënash për karakteristikat arsimore dhe ekonomike të popullsisë, strehimin, familjet, aftësinë e kufizuar.

Ndryshe, statistikat janë pjesë e kapitullit të parë në procesin e negociatave me BE-në, që sipas Simovskit do të thotë se pa statistika asnjë kapitull nuk mund të hapet apo mbyllet. Statistikat, me përjashtim të Kapitullit 18 të saj, duhet të jenë mbështetëse për të gjithë kapitujt e tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori