LAJMI I FUNDIT:

Zelensky për mediat ruse: Ukraina e gatshme të pranojë statusin neutral për paqen

Zelensky për mediat ruse: Ukraina e gatshme të pranojë statusin neutral për paqen

Duke folur me një grup gazetarësh rusë përmes një video-lidhjeje, Volodymyr Zelensky tha se pushtimi rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve rusishtfolëse në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i keq se luftërat ruse në Çeçeni.

Ukraina është përgatitur të diskutojë statusin e neutralitetit si pjesë e një marrëveshjeje paqeje, thotë presidenti ukrainas.

“Ukraina është e gatshme të diskutojë miratimin e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por ai do të duhet të garantohet nga palët e treta dhe të vendoset në një referendum”, tha ai në një intervistë të transmetuar të dielën, raporton theguardian.


Ndërkohë, rregullatori shtetëror rus i medias, Roskomnadzor, ka lëshuar një paralajmërim për mediat ruse që kanë realizuar intervistën me Zelenskyn.

Rregullatori kishte paralajmëruar shtypin se nuk duhet të publikojnë intervistën dhe se “ka nisur një hetim për të identifikuar shkallën e përgjegjësisë dhe çfarë reagimi do të merret” në lidhje me mediat që kanë kryer intervistën.

Rusia kohët e fundit ka miratuar ligje të reja që kufizojnë mënyrën në të cilën mediat ruse mund të raportojnë për luftën në Ukrainë.

Ligjet më të rrepta, kundër shpërndarjes së “lajmeve të rreme” mbi aktivitetet e Forcave të Armatosura Ruse, mbartin akuza të rënda penale deri në 15 vjet burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme

Amerika
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori