LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen nga policia serbe dy qytetarë të Podujevës, u kapën duke prerë dru në fshatin kufitar serb

Arrestohen nga policia serbe dy qytetarë të Podujevës, u kapën duke prerë dru në fshatin kufitar serb

Dy persona, që dyshihet se janë qytetarë të Komunës së Podujevës, janë arrestuar sot nga policia serbe në fshatin e brezit kufitar Dabinovc të Kurshumlisë që kufizohet me fshatin Dumicë të Podujevës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë të arrestuarit janë G.M (2000) dhe N.M. (1969). Të njëjtit dyshohen për vjedhje të pyjeve.


“Policia ka arrestuar të dyshuarit në Dabinovc, ku në mënyrë të paligjshme kanë prerë pyllin dhe me këtë rast ka konfiskuar një traktor me rimorkio të punuar me dorë, të ngarkuar me dru zjarri dhe një sharrë elektrike me motor që të dyshuarit e kanë përdorur gjatë krimit”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Sipas MPB-së serbe, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohen në prokurorinë kompetente.

Arrestimin e dy qytetarëve llaojanë e ka konfirmuar edhe Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur më 25 mars.

“Më herët u interesova për rastin. Ka ndodhur me datën 25 mars në orën 14:00. Duket që janë arrestuar duke prerë drunjë. Familjarët e kanë lajmëruar rastin. Policia ua ka marrë traktorin dhe drunjtë”, ka thënë Bulliqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori