Deputeti Flamur Noka ka folur nga selia blu, pas kontrollit që bëri nëpër zyra dhe tha se godina do të jetë e hapur për çdo demokrat dhe të shkuarën nuk do të donin as ta kujtonin.
Ndër të tjera, Noka thotë se kontrolli i ditës së sotme u bë pasi nuk duan të jenë peng i hijeve të bunkerit apo mentaliteteve të vjetra të përçarjes.
“Dy janë mesazhet që mund t’ju sjellim, ç’bunkerizimi i PD dhe rruga me çdo demokrat nga më i thjeshti në bazë deri tek deputetët në qendër. Pas bunkerizimit të partisë, kjo godinë do të jetë e hapur për çdo demokrat. Kjo periudhë do i kalojë të shkuarës, nuk do të doja që as ta kujtonim këtë situatë që ka kaluar PD dhe demokratët. Nuk mund të rrimë peng i hijeve të bunkerit, as i mentaliteteve të vjetra të përçarjes dhe beteja do të jetë me regjimin për ta rrëzuar se po i pi gjakun shqiptarëve”, tha ai.
I pyetur nëse do të ketë vend për kryetarin e dorëhequr, Lulzim Basha, deputeti Noka tha se partia nuk do të jetë më e bravave apo e blindave, ndaj ka vend për të gjithë demokratët.
“Në PD ka vend për çdo qytetar të lirë të këtij vendi, i cili nuk pajtohet me regjimin dhe është kundër këtij regjimi. Sigurisht nuk do jetë më parti e bravave e blindave. Kjo forcë do të jetë e hapur për Bashën si një nga kolegët tanë dhe këdo tjetër”, tha më deputeti.
Edhe për deputetët e PD, tha se kanë takime miqësore dhe nga sot e tutje, do të ketë vetëm bashkim të demokratëve.
“Takim kafe shumë miqësore se jemi kolegë, jemi në të njëjtën forcë politike, kemi të njëjtën rrugë dhe regjim. jemi të hapur për çdo gjë. vetëm ndarje nuk kemi më, vetëm në funksion të bashkimit. Jemi në çdo moment në konktakt me kolegët tanë deputetë dhe të gjithë demokratët. Fryma jonë është bashkim. Kjo parti nuk është prona e askujt, por e demokratëve. Neve që na është dhënë votëbesimi nga demokratët, kemi një detyrë, ti bashkojmë demokratët dhe ta vitalizojmë këtë forcë për ta bërë fituese siç ka qenë gjithmonë.
Demokratët janë tolerantë dhe mendjehapur. E dinë mirë që po nuk hodhën pas hijet e së shkuarës, nuk ecin para, po mbetëm peng i blindeve nuk ecim para. Kryetarin e grupit parlamentar do e takojmë sërish. Kemi rënë dje dakord për të vijuar bisedimet dhe absolutisht do të mblidhet”, tha Noka. /Tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron