LAJMI I FUNDIT:

Ulet interesimi për vaksinim në Likovë

Ulet interesimi për vaksinim në Likovë
Vaksinimi antiCOVID në Kosovë / Foto: Ridvan Slivova/Arkiv

Interesimi për vaksinim kundër COVID-19 është ulur në Kumanovë.

Nga Spitali i Likovës njoftojnë se është ulur interesi për dozën e parë, dytv, ndërsa për dozën e tretë ka interes vetëm për qytetarët më të moshuar.


“Vaksinimi shkon pa pengesa, por në kohët e fundit është zvogëluar interesi. Më së shutmi interes ka te personat më të moshuar. Dozën e parë e pranojnë vetëm ata që planifikojnë të udhëtojnë”, deklaroi koordinatori i pikës vaksinale, Hamid Fetau.

Ai bën thirrje për vaksinim, sidomos gjatë dy ditëve të ardhshme ku në qendër të Kumanovës nga ora 11:00 deri në ora 15:00 do të ketë vaksinim.

Ndryshe, sipas të dhënave të Spitalit të Likovës, me dozë të tretë janë vaksinuar 166 persona, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë vaksinuar 1.841 persona./Telegrafi/