LAJMI I FUNDIT:

Protestat e serbëve në veri dhe zhvillimet politike, Kelmendi pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Protestat e serbëve në veri dhe zhvillimet politike, Kelmendi pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe protestat që serbët kanë organizuar ditën e premte në veri.

Kelmendi përmes një postimi në rrjetin e tij social ka thënë se Serbia po luan viktimën para syve të botës, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, pakicat serbe kudo gjatë historisë kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth. Kësisoj, Kelmendi thotë se po tentohet të përsëritet I njëjti skenar.


Ai ka pohuar se duke pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, shkëmbimi i territoreve mbetet zgjidhja e vetme.

“Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Për më shumë, postimi i plotë:

Serbia është perfide në luajtjen e viktimës para syve të Botës

Fjala e drejtë e thënë për çështje me rëndësi Kombëtare – Patriot/Tradhtar

Me duhet t’i them dy fjali për çështjen e Protestave të orkestruara nga Serbia,e me të cilat qeveria e Serbisë po dhunon qytetarët serb që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë.

Ne nga historia e dimë se pakicat serbe kudo gjatë historisë, në Jugosllavi kanë shpallur pakënaqësi, duke tentuar që të krijojnë Serbinë e madhe në kurriz të shteteve përreth! Çdo herë duke inskenuar edhe vrasje, gjenocide ndaj popullit të vet në mënyrën më brutale e duke arritur që ti njollosin popujt tjerë / Shembulli i freskët, Kafeteria ‘Panda’ e frekuentuar vetëm nga të rinjët serb dhe malazez, ku vet shteti kreu masakër dhe akuzoi UÇK-në! U vranë nga shteti fëmijët e të gjithë atyre udhëheqësve e kompanive shtetërore të kohës, të cilët nuk respektuan largimin e punëtorëve nga puna – që ishte direktivë politike e asaj kohe. Me këtë Serbia tentonte të tregonte se kinse sa të paskrupullt janë shqiptarët që vrasin edhe femijët pa dallim.

Për këtë edhe blerja e emblemave të UÇK-së në tregun e Prishtinës dëshmon tentimin që të përsërisin të njëjtin skenar.

Por, kjo pakënaqësi e orkestruar për t’i treguar politikës ruse dhe qytetarëve rus se duhet përmbajtur Putinin dhe duhet intervenuar edhe në Kosovë (dhe mund të shihen protestat në mbështetje të serbëve në Kosovë), por kjo edhe nxite nacionalizëm të tepruar serb në Serbi.

Duke i ditur këto pakënaqësi, e ku jam dëshmitar i shumë të tillave gjatë jetës time sikur edhe brezi im, nxjerrë një konkluzë se duhet ndërmarr aktivitete politike që dërgojnë të ardhmen e Kosovës në drejtim stabil dhe te duhur. Shembull!

– Kosova pa pjesën veriore dhe me pjesën e Kosovës Lindore
Se pari largohemi nga shantazhet, destabilizimi (nuk do ta paguajnë rrymën kurrë, nuk do punojnë asnjëherë për Kosovën dhe pagat e tyre).
Së dyti, çdo pakënaqësi e emituar në Kosovë i shtyp dhe dëbon shqiptarët në Kosovën Lindore.

Cila prej tyre është më pak e dhimbshme (Për mua kishte me qenë më e mira ti kishim pasur në suazat e demokracisë tonë te dyja). Por e kapshme mbetet shkëmbimi kualitativ i territoreve. Çdo zgjidhje tjetër do jetë e dëmshme dhe e përhershme për zhvatjen politike të Serbisë ekonominë dhe pozitën tonë ndërkombëtare.

Ne na mbetet të gjykojmë me kokën e ftohtë, pa parathënie dhe pasthënie që linçojnë të gjithë ata që me fjalën e tyre garantojnë të ardhmen e tërësishme sipërfaqësore dhe kombëtare. (Kosova, fatkeqësisht, çdo herë duke u linçuar tradicionalisht është zvogëluar edhe me hapësirë si dhe me ndarje të popullit). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar

Kronika e Zezë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori