LAJMI I FUNDIT:

Gjatë takimit me ushtarët amerikanë në Poloni, Biden u tregon se djali i tij kishte shërbyer edhe në Kosovë

Gjatë takimit me ushtarët amerikanë në Poloni, Biden u tregon se djali i tij kishte shërbyer edhe në Kosovë

Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar qytetin polak të Rzeszów, rreth një orë me makinë nga kufiri ukrainas, në një shfaqje simbolike të mbështetjes për shtetet e Evropës Lindore që po shohin agresionin rus duke bërë kërdi në Ukrainë.

Gjatë vizitës, presidenti amerikan hodhi një vështrim në përpjekjet ndërkombëtare për të ndihmuar mbi 2 milionë refugjatët ukrainas, që kanë gjetur strehim të përkohshëm nga lufta në vendin e tyre, në Poloni.


Ai gjithashtu u takua me trupat amerikane që po mbështesnin krahun lindor të NATO-s, përcjell Telegrafi.

Një muaj nga fillimi i agresionit rus: Gabimet fatale të Rusisë, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë në Ukrainë?
Lexo po ashtu Një muaj nga fillimi i agresionit rus: Gabimet fatale të Rusisë, çfarë ndodhi dhe pritet të ndodhë në Ukrainë?

Dhe derisa po fliste me ta, ai u tha se ata janë një grup i mrekullueshëm grash dhe burrash, dhe se i falënderon për shërbimin e tyre.

“… Dhe kjo nuk është diçka e re për mua. Unë – djali im kaloi një vit në Irak. Ai kaloi gjashtë muaj në Kosovë. Ai fitoi Yllin e Bronztë, medaljen e shërbimit dhe çmime të tjera. Gjëja më krenare që bëri ndonjëherë ishte veshja e asaj uniforme”, ka thënë ndër tjerash Biden.

Ndryshe, Beau Biden është djali i ndjerë i zëvendëspresidentit të SHBA-ve, Joe Biden i cili kishte ndërruar jetë me 6 janar të vitit 2015 nga sëmundja e kancerit.

Beau Biden, kishte punuar në Kosovë pas luftës, duke ndihmuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjykatësve vendas për organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSCE).

Ai ishte edhe Prokuror i Përgjithshëm në Delaware ndërsa për një kohë kishte shërbyer edhe me Forcat Amerikane në Irak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori