LAJMI I FUNDIT:

Bruno Fernandes pritet të dyfishojë pagën me kontratën e re te Man Utd, por mbetet shumë prapa fituesve më të mëdhenj të klubit

Bruno Fernandes pritet të dyfishojë pagën me kontratën e re te Man Utd, por mbetet shumë prapa fituesve më të mëdhenj të klubit

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes do të bëhet njëri nga fituesit më të mëdhenj te Manchester Unitedi me kontratë të re, por paga e tij e re do të mbetet ende shumë prapa asaj të yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sipas mediumit The Mirror, Bruno Fernandes do të nënshkruajë një kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.


Organizatorit portugez pritet t’i dyfishohet paga e tij në rreth 240 mijë funte apo 287 mijë euro në javë me marrëveshjen e re, e cila do ta mbajë atë në United deri në vitin 2027.

Kjo do ta vendosë yllin portugez në mesin e fituesve më të mëdhenj të Unitedit, edhe pse ende prapa David de Geas, i cili fiton 450 mijë euro në javë dhe Ronaldo që fiton rreth 540 mijë euro në javë.

Bisedimet mes Unitedit dhe përfaqësuesve të Fernandes kanë vazhduar vitin e kaluar, por pas një përparimi brenda javës së kaluar, të dyja palët janë vendosur të angazhohen për një marrëveshje të re.

27-vjeçariu iu bashkua Unitedit nga Sporting i Lisbonës për 47 milionë funte në janar të 2020 në një marrëveshje pesëvjeçare e gjysmë me vlerë 100 mijë funtesh në javë dhe u bë shpejt njëri nga lojtarët kryesorë të klubit.

Zbulohen futbollistët më të paguar në Ligën Premier – Ronaldo i pari, Pogba i dhjeti dhe Salah i 20-ti
Lexo po ashtu Zbulohen futbollistët më të paguar në Ligën Premier – Ronaldo i pari, Pogba i dhjeti dhe Salah i 20-ti

Sezonin e kaluar ai shënoi 28 gola dhe dhuroi 17 asistime në 58 ndeshje të gjitha garat për Unitedit, ndërsa forma e tij ka rënë paksa këtë sezon, pasi mbetet golashënuesi i dytë më i mirë i klubit pas Ronaldos.

Këtë sezon, në 37 ndeshje deri tani, Fernandes ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar 14 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori