Janë publikuar të dhëna të cilat detajojnë fituesit më të mëdhenj të këtij sezoni në Ligën Premier, me ‘top 10-shen’ e dominuar nga lojtarët e Manchester Unitedit, ku Cristiano Ronaldo kryeson listën.

Gjatë dekadës së fundit apo më shumë, ne kemi parë që pagat në futboll të shpërthejnë, pasi ekipet në Ligën Premier kërkojnë të gjejnë një avantazh vendimtar ndaj rivalëve të tyre.

Aty ku dikur një lojtar që fitonte 200 mijë funte në javë ishte i mjaftueshëm për të bërë dallimin, tani ata as nuk mund të shihen dhe të hyjnë në listën e 10-të përfituesve më të lartë këtë sezon.

Kthimi i Cristiano Ronaldos në Old Trafford këtë verë ishte i jashtëzakonshëm për një numër arsyesh, por në aspektin financiar, ishte momenti që strukturat e pagave të Ligës Premier ndryshuan përgjithmonë, pasi portugezi fiton mbi 500 mijë funte në javë.

Ronaldo, dukshëm i paguari në Ligën Premier

I dyti nga lista e fituesve më të mëdhenj në sezonin 2021/22 në Ligën Premier është mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bryune, paga e të cilit shkon 400 mijë funte në javë, ndërsa pas tij vijnë të gjithë lojtarët e Unitedit, me David De Gea, Jadon Sancho dhe Raphael Varane.

Romelu Lukaku renditet i gjashti, Pierre-Emerick Aubameyang i 12-ti, ndërsa ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, renditet vetëm i 19-ti duke fituar aktualisht 200 mijë funte në javë.

Salah gjendet poshtë në listën e të paguarve

Më poshtë keni listën e pagave nga mediumi Spotrac:

1) Cristiano Ronaldo (Man Utd) – 510 mijë funte në javë

2) Kevin De Bruyne (Man City) – 400 mijë funte në javë

3) David De Gea (Man Utd) – 375 mijë funte në javë

4) Jadon Sancho (Man Utd) – 350 mijë funte në javë

5) Raphael Varane (Man Utd) – 340 mijë funte në javë

6) Romelu Lukaku (Chelsea) – 325 mijë funte në javë

7) Jack Grealish (Man City) – 300 mijë funte në javë

8) Raheem Sterling (Man City) – 300 mijë funte në javë

9) N’Golo Kante (Chelsea) – 290 mijë funte në javë

10) Paul Pogba (Man Utd) – 290 mijë funte në javë

11) Timo Werner (Chelsea) – 270  mijë funte në javë

12) Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) – 250 mijë funte në javë

13) John Stones (Man City) – 250 mijë funte në javë

14) Edinson Cavani (Man Utd) – 250 mijë funte në javë

15) Anthony Martial (Man Utd) – 250 mijë funte në javë

16) Virgil Van Dijk (Liverpool) – 220 mijë funte në javë

17) Thomas Partey (Arsenal) – 200 mijë funte në javë

18) Thiago Alcantara (Liverpool) – 200 mijë funte në javë

19) Mohamed Salah (Liverpool) – 200 mijë funte në javë

20) Marcus Rashford (Man Utd) – 200 mijë funte në javë

21) Harry Kane (Tottenham) – 200 mijë funte në javë

22) Tanguy Ndombele (Tottenham) – 200 mijë funte në javë

/Telegrafi/