LAJMI I FUNDIT:

“Do të dështosh nëse largohesh nga Liverpooli”, Salah paralajmërohet nga Owen

“Do të dështosh nëse largohesh nga Liverpooli”, Salah paralajmërohet nga Owen

Legjenda e Liverpoolit, Michael Owen pret që Mohamed Salah të nënshkruajë një kontratë të re këtë verë, pasi sipas tij një largim nga Anfield do ta qonte drejt dështimit.

Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata në verën e vitit 2023, gjë që rrit mundësinë që ai të largohet si lojtar i lirë pas një viti.


Kjo është arsyeja pse Liverpooli do të shpresojë që ai të rinovojë këtë verë, ose mund t’i duhet ta shesin atë në fazat e fundit të afatit kalimtar të verës.

Juventusi ka hapur bisedimet paraprake me agjentin e Salah
Lexo po ashtu Juventusi ka hapur bisedimet paraprake me agjentin e Salah

Ish-sulmuesi i Reds, Oëen ka folur për situatën e Salah dhe ka paralajmëruar yllin e ekipit për një zgjidhje të mundshme të tij.

“Do të isha shumë i befasuar nëse Mo Salah nuk do të nënshkruante me Liverpoolin. Cilat janë opsionet për momentin?”, ka thënë fillimisht Owen për BBC Sport.

“Ju do të shkoni vetëm anash drejt Manchester Cityt ose më poshtë diku tjetër sepse nuk ka asnjë tjetër aq të mirë sa këto dy skuadra në botë për momentin”.

Klopp flet për situatën e kontratës së Salah me Liverpoolin
Lexo po ashtu Klopp flet për situatën e kontratës së Salah me Liverpoolin

“T’i japim kohë të gjithëve sepse këto gjëra nuk ndodhin brenda natës”.

“Ju po flisni për një nga klubet më të mëdha në botë dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në botë dhe ai lojtar është gati të nënshkruajë kontratën më të madhe të jetës së tij”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori