LAJMI I FUNDIT:

Mediat franceze: Duke ikur nga Putini, rusët vendosen në Serbinë që mbështet Kremlinin

Mediat franceze: Duke ikur nga Putini, rusët vendosen në Serbinë që mbështet Kremlinin

Ndërsa liria e fjalës u kufizua, miqtë e saj u burgosën dhe ekonomia ruse u trondit në ditët pasi Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, Marina paketoi valixhet dhe iku nga Moska.

Në shtëpinë e saj të re në Serbi, ish-agjentja e udhëtimeve nuk po mund t’i shpëtojë propagandës ruse edhe në Beograd, ku lufta e Kremlinit gëzon mbështetje të gjerë.

“Disa vendas më thonë se mbështesin Rusinë kur mësojnë se unë jam nga Rusia. Ata e thonë këtë për të shprehur mbështetjen e tyre, por rezulton se kjo mbështetje shtrihet në mbështetjen e Putinit dhe veprimeve të tij dhe luftës”, tha Marina për AFP, e cila kërkoi që mos t’i publikohet mbiemri.


Në javët pas pushtimit, Serbia është bërë një strehë për shumë rusë që shpresojnë të arratisen jashtë vendit, me vendin që ofron një nga linjat e pakta të fluturimeve të rregullta në Evropë pas ndalimeve masive në të gjithë kontinentin, raporton france24.

Për shekuj, Serbia dhe Rusia janë bashkuar shkaku i lidhjeve të thella vëllazërore falë trashëgimisë së tyre sllave dhe ortodokse. Dhe ndërsa serbët i kanë pritur rusët krahëhapur, kjo nuk është pa kontradikta.

Serbia ka mbetur ndër vendet e vetme të Evropës, ku një pjesë e madhe e popullsisë së saj vazhdojnë të mbështesin luftën e vetë-përshkruar të Putinit kundër Perëndimit në Ukrainë.

Pjesa më e madhe e mbështetjes për Putinin i ka rrënjët në urrejtjen kolektive të NATO-s, me kujtimet e bombardimit të vendit gjatë vitit 199 për të ndalë spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë.

Marina, e cila tha se bisedat me mbështetësit e Putinit në Serbi shpesh ndezin ndjenja që përfshijnë zemërimin, dëshpërimin dhe turpin.

“Rezulton se ky person është i bombarduar me propagandë ruse dhe në fakt beson se fotot e qyteteve të shkatërruara dhe të njerëzve të vdekur në Ukrainë janë false”, thotë Marina.

“Dhe kjo mendësi është aq e fortë sa nuk besoj se mund të bëj diçka, kështu që heq dorë dhe e lë bisedën”, pohoi ajo.

Nuk ka asnjë numër zyrtar të numrit të rusëve që janë zhvendosur në Serbi – ata mund të qëndrojnë pa viza për 30 ditë – por një grup në Telegram numëron qindra rusë refugjatë në shtetin serb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori