Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për përdorimin e bombave me fosfor këtë mëngjes.
Këto komente Zelensky i bëri derisa foli në samitin e NATO-s përmes një video-lidhje.
“Përsëri, fëmijët po vdisnin, njerëzit po vdisnin”, i tha ai NATO-s.
Sidoqoftë, ai nuk ka asnjë provë ose nuk potencoi se ku ndodhi sulmi.
Zelensky thotë se ai ka kërkuar mbështetjen ajrore “për të ndihmuar në mbrojtjen e qiellit tonë”, që nga fillimi pasi Ukraina nuk ka mbrojtje të fuqishme kundërajrore.
Ai tha se Rusia po përdor armë të shkatërrimit në masë dhe se pasojat ishin të qarta.
“Ne jemi kushte të pabarabarta për më shumë se një muaj”, tha ai, duke bërë thirrje për mbështetje ushtarake pa kufizime për të shpëtuar njerëzit dhe qytetet e Ukrainës.
Presidenti ukrainas u shpreh se Rusia po përdor të gjithë arsenalin e saj pa kufi – duke vënë në cak qytete e banuara, spitalet dhe urat.
Deri më tani Ukraina nuk ka marrë asnjë avion të vetëm, thotë Zelensky. Ai gjithashtu thotë se ka bërë thirrje për tanke – “na jepni, na shisni” – por ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë për këto nga anëtarët e NATO-s.
Zelensky gjithashtu pyeti anëtarët e aleancës nëse ishin të bindur se neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut do të funksiononte nëse Rusia do të sulmonte NATO-n. Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut thotë se një sulm ndaj një vendi anëtar të NATO-s është sulm ndaj të gjithë NATO-s.
Dhe ai i bëri thirrje aleancës që të mos i deklarojë Ukrainës se ushtria e saj nuk i përmbush standardet e NATO-s:
“E vetmja gjë që kërkoj nga ju pas një muaji të tillë lufte është, ju lutem, mos na thoni kurrë se ushtria jonë nuk i përmbush standardet e NATO-s”.
Sot po mbahet samiti i NATO-s në Bruksel, ku janë mbledhur liderët e vendeve anëtare për të diskutuar për situatën në Ukrainë, dhe hapat e mëtejmë që kjo Aleancë do t’i ndërmerr për të parandaluar zgjerimin e konfliktit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBiden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje