LAJMI I FUNDIT:

Grisse pa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

Grisse pa ndryshime, formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Burkina Fasos

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Burkina Fason në ndeshjen e parë të vitit 2022.

Dardanët janë nikoqir të kombëtares afrikane në sfidën që do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.


Kjo ndeshje do të jetë edhe e para për trajnerin francez Alain Griesse në drejtimin e Kosovës.

Përkundër se trajneri francez do ta ketë sfidën e parë dhe ende është duke u njohur me futbollistët, nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacion.

Porta do t’i besohet Arijanet Muric, derisa në mbrojtje do të rreshtohen Florent Hadergjonaj në të djathtë, Mërgim Vojvoda në të majtë dhe dyshja e qendrës së mbrojtjes Amir Rrahmani dhe Fidan Aliti.

Në mesfushë pritet të jetë Florian Loshaj së bashku me Blendi Idrizin si dhe njëri mes Ibrahim Dresevic ose Valon Berisha.

Kosova zhvillon sot ndeshjen e parë të vitit dhe nën drejtimin e Alain Giresse
Lexo po ashtu Kosova zhvillon sot ndeshjen e parë të vitit dhe nën drejtimin e Alain Giresse

Në krahun e djathtë të sulmit do të vendoset Milot Rashica, derisa në të majtë pritet të jetë Zymer Bytyqi pasi Elbasan Rashani pësoi një lëndim në stërvitjen e fundit dhe është në dyshim për këtë sfidë, raporton Telegrafin.

Vedat Muriqi do të jetë në qendër të sulmit dhe njëherit rreziku kryesor për portën e Kombëtares afrikane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

Pep Guardiola shiti dy yje të Barcelonës pasi erdhën në stërvitje të dehur – ai donte ta mbronte Messin

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

Më pak se 200 minuta të luajtura, por tre gola të shënuar – Arda Guler po shkëlqen me Real Madridin

La Liga
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Ligue 1
Kalo në kategori