LAJMI I FUNDIT:

Oleksandra Zaritska rrëfen në detaje arratisjen nga Ukraina në Amerikë mes pushtimit rus: Ishte shumë e vështirë, kishte shpërthime të mëdha

Oleksandra Zaritska rrëfen në detaje arratisjen nga Ukraina në Amerikë mes pushtimit rus: Ishte shumë e vështirë, kishte shpërthime të mëdha
Sasha

Oleksandra Zaritska u zgjua nga një telefonatë më 25 shkurt në orën 5 të mëngjesit. Në anën tjetër të linjës ishte nëna e saj që e informonte se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës kishte nisur.

Nga atje, do të fillonte udhëtimi i saj ‘i madh’ dhe i guximshëm – nga Kyiv në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zaritska, e njohur gjithashtu si Sasha, është drejtuesja e grupit popullor ukrainas të popit “Kazka”.


Sasha (Foto: Amanda Stronza)

“Kazka” synonte të festonte pesë vjetorin e tyre së bashku javë më parë, por pushtimi rus i Ukrainës i hodhi poshtë këto plane.

Sasha ishte anëtarja e vetme e grupit të saj që u largua nga Ukraina dhe udhëtoi në Shtetet e Bashkuara për të performuar në South by Southëest në Austin, Teksas.

Këngëtarja 29-vjeçare mbërriti në Austin javën e kaluar padyshim në një “humor të keq” për gjendjen e vendit të saj të shkatërruar nga lufta dhe faktin që ajo ishte pa shokët e saj të grupit, të përbërë nga tre femra aktualisht në Kyiv dhe tre burra, të cilët nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qëndrojnë në Ukrainë për të ndihmuar vendin e tyre.

“Ishte një udhëtim i gjatë”, tha Sasha për Fox News Digital në një intervistë telefonike nga New York.

Grupi i Sashas (Foto: Andrii Maxymov)

Sasha, e cila ka lindur në Kharkiv – një qytet që “tani është 90% i shkatërruar”, tha ajo – jetonte në banesën e saj në Kyiv kur shpërtheu lufta. Ajo gjithashtu ka një shtëpi jashtë Kyivit.

Më 25 shkurt, Sasha, qentë dhe miqtë e saj udhëtuan nga apartamenti i saj në Kyiv për në shtëpinë e saj, e cila është rreth katër kilometër nga Aeroporti Hostomel.

Ajo që ishte normalisht një udhëtim 30-minutësh me makinë zgjati “pesë ose gjashtë orë” për shkak të trafikut të rënduar.

“Në ditën e parë të luftën ne menduam se lufta do të ishte vetëm në Kyiv dhe qytetet e mëdha. Por në fakt, shtëpia ime tjetër ishte afër aeroportit dhe në ditën e dytë të luftës ky aeroport u bombardua”, tha ajo.

Sasha (Foto: Amanda Stronza)

Sasha, miqtë e saj dhe disa anëtarë të familjes, mezi fjetën pesë ditët e para të luftës.

“Ishte shumë e vështirë sepse dëgjuam shpërthime të mëdha, si gjatë gjithë kohës, kryesisht në mbrëmje”, tha Sasha. “Muret e mia po dridheshin. Çdo dy minuta dëgjonim shpërthime. Kishte shpërthime aq të mëdha në një kohë, saqë të gjithë, nga dhoma të ndryshme, vraponim në banjo. Pas kësaj, në ditën e gjashtë, vendosëm të largoheshim nga shtëpia”.

Sasha (Foto: Amanda Stronza)

“Unë e di që nuk mund të bëj asgjë në Ukrainë përveç të jem vullnetare. Unë kam një zë dhe më duhet ta përdor këtë zë, kështu që jam këtu për të folur për këtë”, tha ajo për luftën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Si e ktheu Netflix një serial televiziv të anuluar, në një prej më të ndjekurve në botë

Si e ktheu Netflix një serial televiziv të anuluar, në një prej më të ndjekurve në botë

Magazina
E pranoi çmimin nga i fejuari i saj, Katy Perry nuk reziston dhe i jep një puthje të zjarrtë në skenë Orlando Bloomit

E pranoi çmimin nga i fejuari i saj, Katy Perry nuk reziston dhe i jep një puthje të zjarrtë në skenë Orlando Bloomit

Magazina
Momenti heroik kur Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje duke e bindur që të mos hidhet nga ura

Momenti heroik kur Bon Jovi i shpëton jetën një gruaje duke e bindur që të mos hidhet nga ura

Magazina
“Unë mund të bëj një fëmijë me ty”, Elon Musk i kapet keq Taylor Swiftit pasi artistja i doli në përkrahje Kamal Harris

“Unë mund të bëj një fëmijë me ty”, Elon Musk i kapet keq Taylor Swiftit pasi artistja i doli në përkrahje Kamal Harris

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk i reagon babait të saj për deklaratën që bëri për Taylor Swift: E neveritshme dhe përçmuese

Vajza transgjinore e Elon Musk i reagon babait të saj për deklaratën që bëri për Taylor Swift: E neveritshme dhe përçmuese

Magazina
Kirurgu estetik ekspozoi

Kirurgu estetik ekspozoi "sekretet" e Demi Moore, thotë se ajo shpenzoi 300 mijë euro në operacione plastike

Magazina
Kalo në kategori