LAJMI I FUNDIT:

Halimi: Këtë qeveri nuk do ta rrezojë LDK-ja, rrëzohet vet nga paaftësia e saj

Halimi: Këtë qeveri nuk do ta rrezojë LDK-ja, rrëzohet vet nga paaftësia e saj

Halimi ka thënë se kjo qeveri deri më tani ka treguar vetëm paaftësi në menaxhimin e problemeve të qytetarëve.

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se padrejtësisht kësaj partie po i m’vishet kinse kanë frikë për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Këtë qeveri nuk do ta rrezojë LDK-ja, kjo qeveri do të rrëzohet vet, pikërisht nga paaftësia e saj”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Halimi thotë se LDK nuk mund të kërkojë rrëzimin e Qeverisë sapo LVV ka marrë pushtetin.

“Ne kemi pritur të paraqes programin dhe të shohim çfarë po sjellin. Tashmë kemi parë që kjo Qeveri është krejtësisht e paaftë”.

Zëdhënësja politike e LDK-së, thotë se Qeverinë mund ta rrëzojnë qytetarët, derisa sipas saj një parti politike mund të ofrojë vetëm ide politike.

“Ne në parlament kemi propozuar dy rezoluta dhe kemi qenë mjaft konstruktive, por kjo Qeveria nuk i ka marrë parasysh ato”.

Halimi thotë se LDK tani e tutje do të ketë një pozicion më ndryshe në opozitë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Kupchan: Shfaqja e muskujve para SHBA-së e ndihmojnë Kurtin për popullaritet, por është lojë e rrezikshme

Politikë
Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Ushqimi për FSK-në, Maqedonci thotë se ajo formë ka lënë gjithnjë hapësirë për keqpërdorim

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Kalo në kategori