LAJMI I FUNDIT:

NATO do të vendosë më shumë trupa në Evropën Lindore

NATO do të vendosë më shumë trupa në Evropën Lindore

Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të vendosin më shumë forca në Evropën Lindore për të penguar Rusinë nga pushtimi i ndonjë anëtari të radhëve të tyre.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës Jens Stoltenberg tha se katër grupe të reja beteje, të cilat zakonisht numërojnë midis 1,000-1,500 trupa, janë duke u ngritur në Hungari, Sllovaki, Rumani dhe Bullgari.

Stoltenberg tha se forcat do të qëndrojnë në vend “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, raporton skynews.


Ai shtoi se shtetet anëtare do të dërgojnë gjithashtu pajisje në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër sulmeve kimike ose biologjike.

NATO ka aktualisht rreth 40,000 trupa nga disa vende nën komandën e saj, një numër pothuajse dhjetëfish më i lartë se sa ishte disa muaj më parë, thonë komandantët ushtarakë.

Komentet e norvegjezit vijnë përpara një samiti të NATO-s mbi luftën në Ukrainë, i cili do të mbahet nesër. /Telegrafi/