Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për të arriturat e ministrisë që ajo udhëheq për gjatë një viti. Haxhiu ka konfirmuar që do të udhëtojë në fund të këtij muaji drejt Hagës për ta takuar të gjithë ata që janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara.
Haxhiu ka deklaruar se gjatë këtij viti kanë dëshmuar se në Kosovë mund të ketë një Qeveri që nuk është e korruptuar, transmeton Telegrafi.
“Gjatë këtij viti kemi dëshmuar se mund të kemi qeveri të pa korruptuar, dhe e cila është e përkushtuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe krijimit të shtetit të së drejtës. Në këtë vit, MD ka punuar për reformën në drejtësi, dhe kemi përmirësuar kornizën ligjore në vend. Vettingu mbetet fokusoi kryesor i MD-së, deri tani përveç koncept dokumentit, janë hartuar edhe disa amendamente kushtetuese”, theksoi ajo.
Haxhiu ka konfirmuar që do të udhëtojë në fund të këtij muaji drejt Hagës për ta takuar të gjithë ata që janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara – ashtu siç deklaroi mbrëmë kryeministri Albin Kurti.
“Në fund të këtij muaji unë bashkë me Komisionin për Legjislacion, në fakt kryetarin dhe një anëtar të këtij komisioni, si dhe bashkë me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kemi planifikuar që ta kemi një vizitë në Hagë”.
Ajo tha se është e vërtetë që disa prej ish-krerëve të UÇK-së nuk kanë pranuar të takohen me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, kur ai ka qenë në vizitë vitin e kaluar.
E para e dikasterit të drejtësisë thotë se edhe tash do të bëjë kërkesë që të takohet me të gjithë ata që po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë dhe mbetet në vullnetin e tyre nëse duan ta kenë një takim me të ose jo.
“Është e vërtetë që disa prej tyre nuk e kanë pritur ministrinë e Drejtësisë në vitin e kaluar në vizitë, por si ministri e Drejtësisë kemi obligim që të bëjmë kërkesa për të gjithë pavarësisht dallimeve politike që kemi për çështjet që kanë ndodhur pas luftës. Sa i përket luftës çlirimtare të UÇK-së kemi një qëndrim – lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë për çlirim, prandaj problemet e pasluftës politike me ta nuk më bëjnë mua që të mos kërkoj që t’i vizitoj. Mbetet në vullnetin e tyre nëse duan ta presin apo jo ministrinë e Drejtësisë. Ne do të shkojmë atje dhe do të vizitojmë të gjithë ata që pranojnë të na takojnë”.
Në konferencë, Haxhiu ka thënë se Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshme më Komisionin e Venecias për opinionin e radhës lidhur me procesin e Vettingut.
Gjatë konferencës, ministrja ka thënë se për gjatë kësaj kohe kanë pasur edhe disa sfida e vështirësi, ajo ka përmendur edhe mos votimin e Kodit Civil.
“Mos miratimi i Kodit Civil në Kuvend nuk është mirë, dhe si ministre nuk diskutoj për të drejtat e njeriut. Puna e mirë do të vazhdohet dhe Kodi Civil do të procedohet sërish në Kuvend”, tha ajo.
Haxhiu tha se edhe përkundër sulmeve që kanë pasur kanë qenë të vendosur në jetësimin e prioriteteve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë