LAJMI I FUNDIT:

Muriqi: Jemi në formë të mirë, duhet t’i zbatojmë ato që nga i kërkon Giresse

Muriqi: Jemi në formë të mirë, duhet t’i zbatojmë ato që nga i kërkon Giresse

Sulmuesi shtatlartë i Kosovës, Vedat Muriqi, ka folur për ndeshjet e radhës dhe për përzgjedhësin e ri Alain Giresse.

Kosova fillimisht do të luajë ndaj Burkina Fasos, pastaj ndaj Zvicrës, që do të jenë edhe ndeshjet e para të Giresse.


Muriqi që po luan në La Liga te Mallorca këtë stinor, ka thënë që lojtarët janë në formë të mirë dhe kjo duhet të shfrytëzohet.

“Jemi duke vazhduar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira”.

“Trajneri i ri? Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirëseardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”, ka thënë Muriqi.

Dardanët nesër e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori