LAJMI I FUNDIT:

Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus thotë se ajo dha dorëheqjen për shkak të agresionit në Ukrainë

Ish-gazetarja e televizionit shtetëror rus thotë se ajo dha dorëheqjen për shkak të agresionit në Ukrainë

Një ish-korrespondente evropiane me bazë në Paris për transmetuesin shtetëror rus Channel One tha të martën se ajo dha dorëheqjen këtë muaj për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe shprehu frikën se ajo do të akuzohej si “një spiune shumë e paguar”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zhanna Agalakova dha dorëheqjen pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, duke u bashkuar me një varg kolegësh nga rrjeti rreptësisht i kontrolluar nga shteti rus.

Ajo tha në një konferencë për shtyp në Paris se “kur fola me shefat e mi, thashë se nuk mund ta bëj më këtë punë… U largova nga Channel One veçanërisht sepse filloi lufta”.


Agalakova, 56-vjeçe, e cila dikur ishte lexuese e lajmeve, theksoi se besonte se rrjetet ruse ishin komanduar nga Kremlini për të transmetuar gënjeshtra dhe propagandë për vite me radhë, duke lënë pak në rrugën e medias së pavarur.

“Në Rusi do të më akuzojnë se jam spiune shumë e paguar për këtë deklaratë (sot). Kështu funksionon propaganda”, citohet të ketë thënë ajo në konferencën për shtyp të organizuar nga grupi për liritë e medias Reporterët pa Kufij.

Agalakova dha dorëheqjen e saj më 3 mars, duke u larguar zyrtarisht nga kanali më 17 mars.

Marina Ovsyannikova, gazetarja ruse që protestoi kundër luftës në Ukrainë në televizionin shtetëror të drejtpërdrejtë, gjithashtu punoi për Channel One. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë raketat Storm Shadow dhe pse janë vendimtare për Ukrainën?

Çfarë janë raketat Storm Shadow dhe pse janë vendimtare për Ukrainën?

Evropa
Adoleshentët suedezë fitojnë para duke vrarë për bandat daneze, ka kosto të ulët t'i punësojnë ata

Adoleshentët suedezë fitojnë para duke vrarë për bandat daneze, ka kosto të ulët t'i punësojnë ata

Evropa
Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

Evropa
Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Britania e Madhe ka vendosur të lejojë Ukrainën të përdorë raketat Storm Shadow në sulmet brenda territorit të Rusisë

Evropa
Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Çfarë janë raketat Fath-360 që SHBA thotë se ushtria ruse mori nga Irani?

Botë
SpaceX me misionin më të rrezikshëm hapësinor deri më tani - pjesë e tij edhe miliarderi amerikan

SpaceX me misionin më të rrezikshëm hapësinor deri më tani - pjesë e tij edhe miliarderi amerikan

Botë
Kalo në kategori