LAJMI I FUNDIT:

Gripi i shpendëve, rreth 340 mijë shpendë të ngordhur në të gjithë Shqipërinë

Gripi i shpendëve, rreth 340 mijë shpendë të ngordhur në të gjithë Shqipërinë

Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë tha se 338,426 shpendë kanë ngordhur deri sot në vendin tonë nga gripi i shpendëve, pjesa dërrmuese e tyre pula.

Në një njoftim për shtyp, zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci u shpreh sot se procesi i groposjes së shpendëve të ngordhura vijon me ritme të shpejta.


“Ka nisur asgjësimi i 120 mijë shpendëve që ndodhen në të njëjtat kapanone. Është siguruar baza materiale mbrojtëse për veterinerët dhe vijon monitorimi në të gjithë Shqipërinë. Fermat që konstatojnë shpendë të ngordhur duhet të futen në karantinë dhe të njoftojnë Ministrinë e Bujqësisë”, Gjeci shtoi.

Shqipëri: Pula të ngordhura qëndrojnë prej pesë ditësh mbi tokë pranë pularive të infektuara
Lexo po ashtu Shqipëri: Pula të ngordhura qëndrojnë prej pesë ditësh mbi tokë pranë pularive të infektuara

Sipas Gjecit, ky lloj virusi nuk mund të shmanget, pasi është i stinës.

“Transmetohet nga shpendët e egër kështu që nuk e shmangim dot. Fokusi ynë është të shpëtojmë tufën e shpendëve nëpër stabilimente”, tha ajo.

Gjeci shtoi se sëmundja nuk transmetohet përmes ushqimeve te konsumatorët. Megjithatë, ajo shtoi se “është tërhequr nga tregu e gjithë partia e vezëve për të dhënë garanci 100%. Konsumatori mund të kontaktojë me AKU për çdo shqetësim që ka, për çdo lloj produkti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori