LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Pula të ngordhura qëndrojnë prej pesë ditësh mbi tokë pranë pularive të infektuara

Shqipëri: Pula të ngordhura qëndrojnë prej pesë ditësh mbi tokë pranë pularive të infektuara
Foto: Arkiv/Ilustrim

Pulat e ngordhura prej 5 ditësh qëndrojnë të hedhura në tokë pasi pushteti lokal në këtë rast Bashkia Durrës, Ministria e Mjedisit dhe ajo e Bujqësisë endë nuk kanë përcaktuar vendin se ku do të asgjësohen.

Nëse këto pula qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë infeksioni rrezikon që të përhapet në të gjithë vendin.

Më shumë se gjysmë milioni pula kanë ngordhur nga gripi i shpendëve. Armand Lloli, ushtron profesioni si veteriner në njërën nga kompanitë ku është shfaqur gripi i shpendëve, ai thotë se kadavrat e pulave me grip duhen të asgjësohen sa më shpejt të jetë i munudr, në të kundër infeksioni rrezikon të përhapet edhe në pularitë e tjera.


Armand Lloli, Veteriner: Patjetër që përbën rrezikshmëri sepse së pari shkakton ndotje mjedisore dhe e dyta është vektor përhapës i sëmundjes në shpendaritë e zonës. Deri tani në të dy komplekset që kemi në shifra ka arritur në 120 mijë, nga ajo që ne vërejmë shifra do të shtohet Të gjitha kapanonet janë të infektuara, jo vetëm tek kapanonet tona, por edhe tek dy pularitë e tjera kanë qenë të infektuar me këtë influencë aviare.

Rrezikun që paraqesin pulat e ngordhura e pranon dhe drejtuesja e institute të veterinarisë.

Tana Kika: Patjetër që është rrisk.

Ndërkohë që situata është alarmante, për momentin vështirësia më e madhe është gjetja e jë vendi se ku do të varrosën pulat e sëmura.

Kika: Unë e kam ngritur zërin dhe kam bërë shkresa të pafundme. Kemi një javë që përpiqemi të stabilizojmë një vend se ku do të groposen shpendët e ngordhur nga laringotrakeiti ose gripi i shpendëve.

Për të asgjësuar pulat e ngordhura ka dy forma njëra është groposja dhe tjetër djegia. Eliminimi i kadrave duhej të ishte bërë që në ditën e parë të shpërthimit të gripit. Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Pas këtij skandali, institucioni që duhet të garantojë ushqime cilësorë deri më tani nuk ka bërë asnjë reagim nëse vezët e këtyre kompanive që janë në treg janë të sigurta ose jo.

Ervini resuli, shoqata e konsumatorëve: Kafshët duhet të groposeshin në bazë të procedurave të kadrave. Jo vetëm kaq, por edhe roli i AKU, i cili duket në hije në të gjithë këtë situatë që në momentin e parë edhe me laringotrakeit duhet të kish marrë masat qoftë edhe për shpendët që i kemi parë rëndom për konsum, po ashtu edhe vezët nëse duheshin të lejoheshin ose jo për tregti.

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori