Shqipëria të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezentë deri pasdite.


Më pas gradualisht shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/