LAJMI I FUNDIT:

Southampton dhe Man City përballen në çerekfinalen e Kupës FA, formacionet zyrtare

Southampton dhe Man City përballen në çerekfinalen e Kupës FA, formacionet zyrtare

Southampton është nikoqir i Manchester Cityt në kuadër të çerekfinales në Kupën FA.

Do të jetë dueli i tretë për dy skuadrat këtë edicion, ku dy herë janë përballur në Ligën Premier.

Në të dyja takimet ndeshjet kanë përfunduar baras me Southamptonin që befasoi fillimisht në Etihad Stadium duke luajtur baras 0-0 dhe pastaj në St Mary’s Stadium 1-1.


Vendasit duan të shkaktojnë një tjetër befasi, derisa në anën tjetër mysafirët kërkojnë gjysmëfinalen e Kupës FA.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe emrat e futbollistëve të cilët do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja e nis ndeshjen nga bankina.

Formacionet zyrtare:

Southampton: Forster; Liveramento, Stephens, Salisu, Walker-Peters; S.Armstrong, Romeu, Ward-Prowse, Elyounussi; Long, A.Armstrong;

Man City: Steffen, Walker, Stones, Laporte, Cancelo, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan (C), Jesus, Sterling, Grealish

/Telegrafi/