LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e tmerrshme të agresionit: Ushtarët rusë, pa këmbë dhe duar, nga Ukraina po i dërgojnë në Bjellorusi – mjekët nuk guxojnë të flasin

Pasojat e tmerrshme të agresionit: Ushtarët rusë, pa këmbë dhe duar, nga Ukraina po i dërgojnë në Bjellorusi – mjekët nuk guxojnë të flasin

Spitalet në Bjellorusi përgjatë kufirit me Ukrainën janë stërmbushur me ushtarë rusë, thonë burime të Deutsche Welle.

Sapo u jepet mundësia, ata nga atje transferohen në Rusi. E gjithçka e mbajnë sekret, pasi që Minsku po tenton të shmang përfshirjen e saj në luftë, thonë ekspertët, transmeton Telegrafi.

Që nga 24 shkurt, kur ushtria ruse filloi pushtimin në Ukrainë, ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë vetëm një raportim sa i përket humbjeve: deri më 2 mars sipas tyre janë vrarë 498 ushtarë dhe 1.597 tjerë janë plagosur.


Në anën tjetër, Ukraina pretendon se bëhet fjalë për 13.500 ushtarë rusë të vrarë. E sipas Deutsche Welle, asnjëra palë nuk po i jep të dhënat e sakta.

Konvoji i autobusëve me kufomat e ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë, udhëtojnë natën për në Bjellorusi për të mos tërhequr shumë vëmendje
Lexo po ashtu Konvoji i autobusëve me kufomat e ushtarëve të vrarë rusë në Ukrainë, udhëtojnë natën për në Bjellorusi për të mos tërhequr shumë vëmendje

Siç raportojnë mediat bjelloruse dhe kanalet në rrjetin Telegram, shumë ushtarë të plagosur rusë janë dërguar në Bjellorusi, ku po u ofrohen ndihma mjekësorë – e më pas transportohen drejt Rusisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti bjellorus Alexandar Lukashenko, pas pesë ditëve luftime, duke theksuar se vetëm në Gomel, Mosir dhe një qytet tjetër bjellorus po shërohen 170 ushtarë rusë.

Katër burime kanë konfirmuar për Deutsche Welle, se ushtarët rusë gjenden nëpër spitalet e këtyre qyteteve në jug të Bjellorusisë. Përveç kësaj, në Narvol jo larg kufirit me Ukrainën janë vendosur spitale mobile.

Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se rusët përdorën raketa hipersonike në Ukrainë
Lexo po ashtu Zyrtarët amerikanë konfirmojnë se rusët përdorën raketa hipersonike në Ukrainë

Sipas njëri prej bashkëbiseduesve të DW, në Mosir po arrijnë shumë të plagosur e mjekët nuk po guxojnë të flasin për këtë.

“Shpesh pa dorë, këmbë, vesh e sy”, ka thënë bashkëbiseduesi i DW.

Madje disa ushtarë janë dërguar me vonesë dhe nuk mund të bëhej asgjë për ta.

“Po të silleshin ushtarët në kohë, ata do të mund të shpëtoheshin”, tha një burim.

Ukraina i bën thirrje Kinës të dënojë barbarizmin e Rusisë
Lexo po ashtu Ukraina i bën thirrje Kinës të dënojë barbarizmin e Rusisë

Sipas tyre, disa prej ushtarëve të plagosur me nga pesë ditë nuk kanë ngrënë asgjë – ishin të çorientuar, nuk kishin ide ku gjenden dhe kërkonin t’ju telefonin prindërve.

“Janë pacientë të lindur në vitin 2003 që vijnë nga rajonet e varfra të Rusisë. Ata në fakt janë fëmijë”, thanë burimet gjatë një bisede me ekipin e DW. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori