LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Amerika shpreh sërish mbështetje për Kosovën e Bosnjën

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor, Amerika shpreh sërish mbështetje për Kosovën e Bosnjën

Mes shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të nxisë destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, vijnë mesazhet mbështetëse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sekretarja e shtypit pranë Shtëpisë së Bardhë, gjatë një konference për media konfirmoi se Shtetet e Bashkuara janë me Kosovën dhe Bosnjën në përballje me ndikim rus e kinez në Ballkanin Perëndimor.

“Rusia dhe Kina po përhapin shumë ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë. Presidenti Biden është mik i boshnjakëve dhe kosovarëve. A mund t’i siguroni njerëzit atje se Amerika është ende me ta?”, ishte pyetja që ju bë Psakit.


“Absolutisht. Ju lutemi – ju lutemi përcilleni këtë garanci menjëherë”, u përgjigj shkurt Psaki.

Ndryshe, dje në Kosovë qëndroi një delegacion i Shtëpisë së Bardhë i udhëhequr nga Elizabeth Sherwood-Randall, këshilltare e Presidentit amerikan Joe Biden, për Siguri Kombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjete sociale pas takimit se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë jetike dhe strategjike.

Autoritetet kanë themeluar grupin punues ndërinstitucional, që synon përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, mes shqetësimeve se agresioni i Rusisë në Ukrainë mund të nxisë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për të plagosur

Kronika e Zezë
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori