Mbi 38 mijë kilogramë mish me afat të skaduar janë gjetur para dy ditësh në një depo në fshatin Zahaq të Pejës. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë mishin me afat të skaduar e asgjësuan menjëherë, ku edhe u bë groposja në Deponinë Rajonale të Mbeturinave “Ambienti”.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka dhënë disa detaje rreth aksionit që ndërmorën ditë më parë.
Thaçi tha se sasia e mishit është gjetur në depon ruajtëse të produkteve, dhe nuk është gjetur asnjë sasi në treg apo në fabrikë përpunimi.
“Zyra regjionale e Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë në Pejë, më datë 15.03.2022 rreth orës 09.30 kemi marrë thirrje nga Policia e Kosovës- Njësia në Pejë për bashkëpjesëmarrje-asistim në një kontroll. Pas takimit me Hetuesit është bërë e ditur se do të bëhet një inspektim në FPM “EFI” ne fshatin Zahaq Pejë. Nën dyshimet se në këtë subjekt bëhet përpunimi i produkteve shtazore të skaduara (dmth. Produktet e skaduara rifuten ne prodhim). Në kontrollin e realizuar në fabrikën e përpunimit të mishit në dhomën ftohëse të lëndës së parë e gjithë sasia e mishi si lëndë e parë për përpunim ishte në rregullt me dokumentacion dhe me afat të përdorimit”, tha ai.
Thaçi tha se po ashtu të gjitha shtesat tjera dhe melmesat të përdoruara ishin me afat të rregullt të përdorimit.
“Gjurmueshëmeria në vazhdim është bërë përmes sistemi të lotit ku numri i lotit e shoqëron produktin në çdo faze deri në paketimin e tij. Me kërkesë te prokurorit janë marrë edhe mostra të produkteve finale “Sugjuk Tradita’ dhe “Proshute Rriskë Vakum’’ të cilat do të analizohen për kriterin e Sigurisë Ushqimore dhe rezultatet do tu vihen në dispozicion organeve hetuese. Sa i përket fabrikës se përpunimit në kontroll nuk është gjetur ndonjë parregullësi. Hulumtimi vazhdon me testet laboratorike që do të bëhen në mostrat e marrura”, potencoi ai.
Duke folur për aksionin, Thaçi tha se më pas është kërkuar të kontrollohet depoja ftohëse, ku edhe është gjetur mishi me afat të skaduar.
“Me pastaj është kërkuar të vazhdohet kontrolli në Depo Ftohëse e cila funksionon si “ Depo Qendrore “ e “ Elkos’’ SH.P.K- Zahaq- Pejë. Gjatë kontrollit në dhomat me ngrirje të thelle është hasur në një sasi te konsiderueshme të produkteve me origjinë shtazore si mish gjedhi, mish pule dhe produkte të mishit dhe peshk, me afat te skaduar. Kurse pjesa tjetër ishte mall i dëmtuar. Në disa prej këtyre produkteve ishin te vendosura Mbishkrimet ‘Mall i Skaduar’ dhe ‘Mall i dëmtuar’ por krahas mbishkrimit nuk kishte të bashkangjitur listën me informatat për sasinë e produktit qe ndodhet në secilin grumbull” tha mes tjerash ai.
Gjithashtu, zëdhënësi i AUV-it bëri të ditur se subjekti në databazen e tij nuk kishte shënime te përditësuara për evidentimin e produkteve të skaduara ose te dëmtuara por sipas tyre ato bëhen ne baza periodike ( gjatë regjistrimit të mallit në depo).
“Po ashtu, produktet e lartcekura nuk ishin të vendosua në hapësirë të ndarë brenda si kërkohet me ligj. Duke vërtetuar se subjekti nuk kishte bërë kërkesë apo në AUV për sasinë dhe Asgjësimit të këtyre produkteve si dhe duke u bazuar në faktin se produktet e lartcekura janë me afat të skaduar dhe të dëmtuara, Inspektorët në vendngjarje nxjerrin vendim që këto produkte të largohen dhe asgjësohen menjëherë. Asgjësimi u krye me groposje në Deponinë Rajonale te Mbeturinave ‘Ambienti’ në prezencë të Inspektorëve, Policisë dhe personelit të kompanisë”, ka deklaruar ai.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi shtoi tutje se sasia totale e mallit të asgjësuar është 38.074 kg.
“Pas asgjësimit nga mbrëmë është filluar gjurmueshmëria për dëshmi mbi origjinën dhe lëvizjen apo vendqëndrimin e këtyre mallrave. AUV është duke vazhduar edhe sot me punën në hulumtim të plotë për rastin. Do të hulumtohen të gjitha hallkat e zinxhirit të qarkullimit të kësaj sasie. Gjithmonë duke përdorur sistemet e informacionit të vet autoritetit dhe informata nga të dhënat e dokumenteve të kompanisë. E gjithë sasia e produkteve të asgjësuara ka qenë në depon ruajtëse të produkteve, nuk janë gjetur asnjë sasi në treg apo në fabrikë përpunimi”, sqaroi ai.
Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se gjatë vitit 2021 janë rreth 700 mijë kilogramë produkte të asgjësuara të cilat nuk i kanë plotësuar kriteret për konsum. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Viktimë e aksidentit të djeshëm në Çair është një grua 69 vjeçare
Aksident në segmentin e autostradës Veternik – Bresje, një i lënduar
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje