LAJMI I FUNDIT:

Qarkullonte i armatosur dhe me automjet të blinduar, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë

Qarkullonte i armatosur dhe me automjet të blinduar, arrestohet 23-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka ndërmarrë një aksion për kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Në përmbyllje të aksionit, policia ka publikuar sot pamjet e arrestimit të një 23-vjeçari, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.


23-vjeçari qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete.

Gjatë kontrollit të policisë është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar tip “Benz”.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori