LAJMI I FUNDIT:

Sisteme kundërajrore, raketa anti-tank, dronë special – ky është armatimi prej 800 milionë dollarësh që SHBA-ja sot i dhuroi Ukrainës

Sisteme kundërajrore, raketa anti-tank, dronë special – ky është armatimi prej 800 milionë dollarësh që SHBA-ja sot i dhuroi Ukrainës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që ta ndihmojë me armatim shtetin ukrainas në vlerë prej 800 milionë dollarë.

Paketa e fundit i shtohet asaj të 200 milionë dollarëve të ndara fundjavën e kaluar, e cila në total arrin në një miliard dollarë.

Ndihma e re ushtarake përfshin 800 raketa Stinger për të ndihmuar forcat tokësore të Ukrainës që të përballen me helikopterët dhe aeroplanët me fluturim të ulët si dhe 2000 “Javelins” me të cilat mund të goditen tanket e armikut, të cilat qeveria ukrainase i ka kërkuar tash e sa kohë, raporton bbc.


https://youtu.be/wsB1tJdI9F4?t=23

Për herë të parë, SHBA do t’i dërgojë Ukrainës edhe 100 dronë taktikë “të modelit të fundit” për t’i përdorur si raketa kundër tankeve armike ose pozicioneve të artilerisë.

Armët e tjera të listuara në paketë janë pushkë, pistoleta, mitralozë, pushkë gjahu dhe granatahedhës.

Administrata po dërgon gjithashtu parzmore, helmeta dhe më shumë se 20 milionë fishekë në Kiev.

Shtëpia e Bardhë thotë se nivelet e saj aktuale të ndihmës ushtarake për Ukrainën janë “më shumë seç kishim dhënë ndonjëherë më parë”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ENiGrxYZY-g

Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret

Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"

Azia

"Dragoi" ukrainas shkatërron tankun e ushtrisë ruse, publikohen pamjet

Evropa
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron:

Franca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"

Botë
Kalo në kategori