LAJMI I FUNDIT:

Prishtina fiton pas vazhdimeve trilerin e katër të kuqve ndaj Ballkanit, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina fiton pas vazhdimeve trilerin e katër të kuqve ndaj Ballkanit, siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka arritur të fitojë në vazhdime me rezultat 1-2 në udhëtim te Ballkani, pasi ndeshja e rregullt u mbyll baras 1-1, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Kosovës dhe ka kaluar tutje në gjysmëfinale.

Kryeqytetasit kanë arritur të marrin një fitore të madhe e cila i dërgon në mesin e katër skuadrave më të mirë në Kupën e Kosovës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Prishtinën më konkrete duke shënuar golin e vetëm në këtë pjesë.


Goli i vetëm në këta 45 minutat e parë erdhi në minutën e 24-të dhe ishte Qëndrim Zyba, i cili shënoi për 0-1 pas një gabimi të portierit Stivi Frashëri.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur me më shumë raste nga të dyja skuadrat, por me vendasit më kërkues, duke arritur t’i shënojnë dy gola, por vetëm njeri ishte i rregullt.

Pas disa rasteve të krijuara pa sukses, Ballkani gjeti golin në minutën e 66-të me anë të Blendi Baftiut, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Armend Thaqit.

Ballkani pas minutës së 80-të mbeti pa një lojtarë, pasi Albin Rrahmani u ndëshkua me të kuq pas rishikimit të VAR-it, pas një ndërhyrje nga mbrapa ndaj Mendurim Hotit, por kjo se ndaloi të gjejnë golin në minutat shtesë me anë të Thaqit, gol i cili u anulua për pozitë jashtë loje dhe ekipet shkuan në vazhdime.

Në vazhdimin e parë, Prishtina arriti të shënojë pas vetëm gjashtë minutave me anë të Besnik Krasniqit, i cili shënoi për 1-2.

Në vazhdimin e dytë, Ballkani u hodh i gjithi në sulm duke rrezikuar disa herë me anë të Thaqit, Dellovës dhe Hoffman, ndërsa Prishtina me Sulley Sadam dhe Gauthier Mankenda, por pa sukses.

Në minutat shtesë të këtij vazhdimi, gjyqtari Dardan Çaka shpërndau edhe tre kartonë të kuq, një për Sulley për sjellje të parregullt, një tjetër për Theofilius Solomon shkaku i një goditje me bërryl ndaj Bujar Pllanës dhe një karton të dytë të verdhë dhe pastaj të kuqin për Erando Karabecin.

Kështu, pas 120 minutave lojë, Prishtina arriti një fitore të madhe 1-2, fitore e cila e dërgon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, nga ku do të kërkoj kalimin në garat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat

La Liga

"E dua shumë atë fëmijë" - Amorim tregon lojtarin e preferuar te Manchester United

Premier League
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
Kalo në kategori