Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar kongresistin amerikan Ritchie Torres, për fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO dhe BE.
“Miku im, Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, vazhdon fushatën lobuese për anëtarësimin e përshpejtuar të vendit tonë në NATO e BE”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai ka thënë se “pas deklaratave publike zyrtare në instancat politikëbërëse amerikane, Kongresisti Torres tani më këtë e bënë edhe me thirrjen për njohjen e shtetit tonë edhe nga Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja”.
“Ju faleminderit shumë miku im Ritchie Torres, që demonstroni vlerat më të larta të përfaqësuesit të denjë të lirisë, paqes dhe demokracisë amerikane”, ka shkruar Mehaj.
Kongresisti amerikan Ritchie Torres, i cili po bën fushatë që Kosova të anëtarësohet në BE dhe NATO, u ka dërguar letra ambasadorëve të pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Kongresisti Torres, duke u kërkuar që të ndryshojnë qëndrimin e tyre, u shkroi ambasadorëve të Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, vende këto të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria ka 132 parti politike të regjistruara, shumica pa adresë, në 2023 morën 3.3 milionë euro
Escobar: Kemi marrë garanca nga OBRM-PDUKM se do ta vazhdojnë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut
Sot rivotohet në Maqedoninë e Veriut, shtatë vendvotimet janë hapur në kohë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251