LAJMI I FUNDIT:

Zelensky gjatë takimit me tre kryeministrat e vendeve evropiane: Me aleatë të tillë ne do ta fitojmë këtë luftë

Zelensky gjatë takimit me tre kryeministrat e vendeve evropiane: Me aleatë të tillë ne do ta fitojmë këtë luftë

Volodymyr Zelenskiy u tha gazetarëve “me aleatë të tillë ne do ta fitojmë këtë luftë” pasi kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë bënë një udhëtim të rrezikshëm me tren në Kiev për të ofruar mbështetjen e tyre.

Komentet nga presidenti i Ukrainës pasuan një takim të jashtëzakonshëm me tre liderët e BE-së në një kryeqytet që është afër të rrethohet nga forcat ruse. Ata janë vizitorët e parë perëndimorë në Kiev që nga fillimi i agresionit rus.


Në pamjet e takimit të postuara në rrjetet sociale, Zelensky u dëgjua duke informuar liderët e BE-së për situatën e fundit ushtarake dhe humanitare dhe negociatat me Rusinë.

“Ata po granatojnë kudo”, dëgjohet duke u thënë Zelensky. “Jo vetëm Kievin, por edhe zonat perëndimore”.

Ai gjithashtu informoi kryeministrat çek, polak dhe slloven, Petr Fiala, Mateusz Morawiecki dhe Janez Janshan, se tre brigada çeçene ishin identifikuar në mesin e forcave ruse.

Zelensky shprehu mirënjohjen për vizitën e tyre, duke e quajtur atë një “dëshmi të fuqishme të mbështetjes”.

Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë
Lexo po ashtu Zëvendëskryeministri polak gjatë takimit me Zelenskyn: Duhet të kemi një mision të paqes në Ukrainë

Me të mbërritur në Kiev, pas një udhëtimi tre-orësh, u publikua një fotografi e tre burrave dhe zëvendëskryeministrit polak Jarosław Kaczyński, i cili kishte shoqëruar liderët, ku ata studionin një hartë të Ukrainës në një dhomë të veshur me panele druri në një vend të panjohur.

Ndërkohë, një mision paqeruajtës ndërkombëtar me aftësi ushtarake duhet të dërgohet në Ukrainë, ka sugjeruar lideri i partisë në pushtet të Polonisë, Jaroslaw Kaczynski, “Unë mendoj se është e nevojshme të kemi një mision paqeje – NATO, ndoshta një strukturë më të gjerë ndërkombëtare – por një mision që do të jetë në gjendje të mbrohet, i cili do të veprojë në territorin ukrainas”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori