Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Komisionin për Legjislacion ka diskutuar për reformën e nisur në sistemin prokurorial.
Haxhiu këtë e cilësoi si një ndër reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me prioritet të veçantë, veçmas për faktin që ky sistem karakterizohet me mungesë të rezultateve, mungesë të integritetit dhe profesionalizmit si dhe ndikimin nga politika dhe grupet e interesit të cilat ia cenojnë pavarësinë dhe integritetin këtyre institucioneve, siç edhe vlerësohet në raportet kredibile vendore dhe ndërkombëtare.
Sipas njoftimit për media thuhet se ministrja Haxhiu shpjegoi për domosdoshmërinë për këtë ndryshim, duke marrë shkas nga fakti i përbërjes së Këshillit Prokurorial i cilësuar si koorporatizëm i sistemit, edhe nga opinioni i Komisionit të Venecias.
“Aktualisht, ky Këshill ka një përbërje anëtarësh me 10 prokurorë dhe 3 anëtarë jo prokurorë. Ndryshimet të cilat u prezantuan në këtë Komision janë në linjë me mandatin kushtetues të KPK-së dhe gjithashtu në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin për media.
Përbërja e re e Këshillit Prokurorial të Kosovës, sipas plotësim ndryshimit, do të jetë me prokurorë dhe jo prokurorë por proporcioni apo dallimi në numra në mes tyre është 1 në avantazh të prokurorëve.
“Fillimisht duhet të theksohet se përbërja e re e KPK-së do të ketë për anëtarë dy prokurorë nga Prokuroritë Themelore, një prokurorë qoftë nga Prokuroria e Apelit apo Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurorin e Shtetit, sipas detyrës zyrtare. Ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, Kuvendi sipas këtij plotësim-ndryshimi ka të drejtë të zgjedhë dy anëtarë jo prokurorë. Ndërsa risia kryesore, e që është mirëpritur shumë nga Komisioni i Venecias është caktimi i një anëtari nga Avokati i Popullit në konsultim me Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë” tha Haxhiu përpara anëtarëve të Komisionit.
Sipas ndryshimeve të propozuara, për plotësimin e kësaj përbërje të Këshillit Prokurorial me prokurorë, do të organizohen zgjedhje në nivel të të gjitha prokurorive, ku secili prokurorë mund të votojë për pozitat e lira për një nga kandidatët që është duke kandiduar.
“Në anën tjetër për të qenë kandidat për anëtar të Këshillit Prokuroial, kandidati duhet të plotësojë kriteret e reja si aftësi menaxheriale, integritet të lartë, të mos jenë të afërm apo në lidhje gjaku me ndonjë deputet, anëtar të qeverisë, apo edhe presidentin”, thuhet në njoftim.
Në fund, Ministrja Haxhiu, theksoi rëndësinë e këtij plotësim-ndryshimi, për të cilin përveç grupit punues, u tha se janë angazhuar edhe Këshilli Prokurorial, zyra Kryeprokurorit të Shtetit, Prokuroria Speciale, Organizatat e Shoqërisë Civile, Organizatat Ndërkombëtare dhe Ambasadat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë