Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryeministri është befasuar me rritjen e çmimeve, ani pse udhëheq me vendin. Ai ka thënë se për shkak të mos përgjegjësisë në këtë situatë, në burg duhet të hyjë vet kryeministri.
Në seancën e jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve, Haradinaj tha se kjo qeveri e pa përgjegjshme do të ishte kujdesur që të mos refuzojë projektet e energjisë.
“Dy projektet serioze na kanë rreshtuar në anën e kundërt. Refuzimi i investimit në termocentral na ka pozicionuar në anën e kundërt. Refuzimi i gazsjellësit njëjtë. Çfarë do të kishte bërë një qeveri edhe po të ishte kjo situatë de facto? Nuk ka dikush që nuk e ka kuptuar që një zhvillim në siguri në Evropë do të ketë implikime dhe do ta shpall një luftë ekonomike. Të gjithë e kanë ditur dhe të gjithë iu kanë druajtur”, ka deklaruar ai.
Veç tjerash, Haradinaj ka komentuar edhe rritjen e çmimit të vajit, ku tha se me këtë është befasuar pikërisht Kurti i cili udhëheq me vendin.
“Merreni me mend ju jeni befasuar se ju kanë rrit çmimet në vendin e juaj. Jeni zgjuar një mëngjes dhe e keni gjetur litrën e vajit 3.49. Në shtetin tonë, ku udhëheq ti. E pastaj që me mbulua atë marre je duke i ndjekur disa, je ka dëshiron me i shti në burg disa. Më fal, por për të hyrë në burg më përpara është dashur që të hyjë kryeministri se ata që po i ndjek sot. Sepse asnjë përgatitje paraprake nuk e ke bërë se si të tejkalohet kjo krizë”, ka thënë ai.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar rritjen e pagave dhe rritjen e pensioneve.
“Rriti krejt pensionet, të gjitha pensionet potenciale. Nuk ka pension në Kosovë më që duhet të mbes në atë shifër që ka qenë. Pastaj për ata që kanë mbetur të pa përfshirë në këtë rritje, që janë të pa punë, që nuk kanë kontrata, që nuk kanë të hyra, edhe për ata jepni pako emergjente financiare. Qoftë 100 euro për familje, qoftë i një versioni të caktuar të shpejt. Këto janë masa që mund të merren në pak ditë”, ka përfunduar Haradinaj.
Në debatin parlamentar ku po diskutohet për rritjen e çmimeve, ai ka thënë se përkrahin rezolutën e opozitës për tu ballafaquar kriza në vend.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Sonte tërmet në Maqedoni
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit