Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një opinion për prestigjiozen britanike “The Economist”, ka folur për zhvillimet e fundit në rajon dhe më tej.
Osmani ka thënë se derisa sytë e botës janë përqendruar me të drejtë tek Ukraina, edhe Ballkani ka një tjetër kërcënim të madh që gjëmon nën sipërfaqe, duke përmendur Serbinë.
“Putin i ka kthetrat e tij të ngulitura thellë dhe fort në rajonin tonë përmes ndikimit që ushtron mbi përfaqësuesin e tij, Serbinë, e cila ka intensifikuar përpjekjet për të destabilizuar Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi”, tha ajo.
Tutje theksoi se marrëdhënia e Rusisë me liderët më luftarak dhe problematikë të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Aleksandar Vuçiq dhe liderin e serbëve të Bosnjës Milorad Dodik, nuk është sekret.
Sipas presidentes, niveli i mbështetjes ushtarake dhe politike që Rusia i ofron Serbisë, në veçanti, është i rëndësishëm dhe duhet të ngrejë alarmin nga Ankaraja në Londër dhe nga Berlini në Washington.
“Në vitin 2012, para se Vuçiq të vinte në pushtet, Serbia kreu dy aktivitete ushtarake me aleatin e saj lindor. Pas gati një dekade të udhëheqjes së tij, numri i këtyre llojeve të aktiviteteve është rritur në mënyrë eksponenciale. Partneriteti midis dy vendeve është kaq vendimtar për të dyja palët, dhe blerja dhe donacionet e armatimit të rëndë aq të konsiderueshëm, sa Moska ka hapur një zyrë të mbrojtjes në Beograd dhe një qendër “humanitare” në Nish që ka pikëpyetje të rëndësishme për misionin e saj të pretenduar. . Nuk është çudi që Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së ka deklaruar se Serbia ofron “mjedisin më lejues” për ndikimin rus në rajonin tonë”, u shpreh Osmani.
Tutje tha se refuzimi i drejtpërdrejtë i Serbisë për të mos vënë sanksione kundër Rusisë, nuk është befasi dhe zbulon se ku qëndron vërtetë besnikëria e Vuçiqit ndaj Putinit.
“Tani është koha për të folur qartë se ku qëndrojmë: Kosova dhe partnerët e saj në mbarë botën janë në anën e Ukrainës, ndërsa Serbia ka zgjedhur të mbajë anën e Putinit”, vazhdoi më tej.
Sipas Osmanit, gjatë viteve të fundit, pavarësisht se ka folur për një lojë të mirë për vlerat evropiane, Serbia e ka rritur bashkëpunimin e saj politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë në nivele të padëshmuara më parë, madje edhe nën regjimin e Millosheviçit.
“Zhvendosja e Serbisë drejt autokracisë ka qenë gradual dhe, më e rëndësishmja, e qëllimshme. Për një kohë të gjatë e mbetur e pa kundërshtuar apo edhe e pranuar, sot Serbia paraqet një kërcënim të rëndësishëm për stabilitetin në Evropë. Kjo është tashmë e dukshme në të gjitha indekset ndërkombëtare për demokracinë, median dhe liritë. Rënia e vlerësimit të Serbisë është dëshmi e prirjes së saj gjithnjë e më autokratike”, deklaroi Osmani.
Presidentja foli edhe për çështjen e targave, si problem i më hershëm mes dy shteteve, duke i quajtur veprime të pajustifikuara e të vazhdueshme të Serbisë për stagnim dhe mos zgjidhje afatgjate të kësaj çështjeje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“AK-47, pesë karikatorë, radiolidhje”, çka konfiskoi policia gjatë një aksioni në veri?
Pacolli i përgjigjet Kadrijajt me mbishkrim kundër AAK-së
Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit
Aksion policor sërish në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe municion në kulmin e një ndërtese
Festa e Flamurit, MPB njofton se më 28 nëntor do të jetë pushim
BE i kërkon Serbisë të sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme