LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në FFK, vjen reagimi nga MKRS: Bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare

Zgjedhjet në FFK, vjen reagimi nga MKRS: Bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare

Zgjedhjet në Federatën e Futbollit të Kosovës është tema më e nxehtë në javët e fundit në vendin tonë.

Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi kërkon një mandat të ri, teksa përballë tij pritet të jetë djali i ish-legjendës Fadil Vokrri, Gramozi.

Në javët e fundit ka pasur debate shumë të ashpra të udhëheqësve aktual të FFK-së dhe ‘opozitës’, derisa ka ardhur edhe një reagim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu: Agim Ademi thirri Kuvendin vetëm pasi u sigurua se i ka shumicën e votave
Lexo po ashtu Ish-sekretari i FFK-së, Eroll Salihu: Agim Ademi thirri Kuvendin vetëm pasi u sigurua se i ka shumicën e votave

MKRS ka ardhur me një reagim ku ka thënë se janë duke përcjellë të gjithë atë që po ndodh rreth zgjedhjeve të reja në FFK dhe ka bërë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare.

Reagimi i plotë nga MKRS:

Sqarim:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) po e ndjek me vëmendje rrjedhën e zhvillimeve në Federatën e Futbollit të Kosovës, veçanërisht debatet e fundit rreth respektimit ose jo të normave statutare të FFK-së në raport me procesin zgjedhor.

Kredibiliteti, gjithëpërfshirja, respektimi i normave të së drejtës si dhe mundësitë e barabarta në organizata e federata sportive, janë parimet udhëheqëse mbi të cilat Ministria e Sportit ndërton dhe promovon bashkëpunimin me këto federata/organizata.

Ne jemi duke punuar intensivisht në reformimin e kornizës së politikave publike dhe asaj ligjore në fushën e sportit e cila do të ndryshojë rrënjësisht shpërndarjen e resurseve publike dhe përdorimin e masave administrative në funksion të arritjes së qëllimeve e objektivave strategjike të Qeverisë për sportin si nxitës i zhvillimit të qëndrueshëm.

Eroll Salihu i shkruan letër kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme
Lexo po ashtu Eroll Salihu i shkruan letër kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së: Shpallja e zgjedhjeve është e jashtëligjshme

Ministria e Sportit e kupton mjaft mirë domosdoshmërinë e respektimit të vijës ndarëse në raportet mes autoritetit publik dhe organizatave e federatave sportive dhe poashtu të obligimeve e të drejtave reciproke në kuptimin e rregullimit ligjor të fushës së sportit me ligjet e Republikës së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të sillemi e të veprojmë vetëm brenda këtyre parimeve.

Raportimet se Ministria e Sportit ka zhvilluar akte normative me referencë në një federatë të vetme, janë tërësisht të pavërteta. Citimi i drafteve të akteve normative, në funksion të rivalizimit të brendshëm, është keqpërdorim dhe keqinformim me copëza të informatave që nuk e prezanton drejtë pozicionin e Ministrisë së Sportit në publik.

Ministria e Sportit është autoritet publik dhe ka hierarkinë e saj e cila poashtu ka të përcaktuara qartësisht autorizimet e veta. Në këtë kontekst, qoftë komunikimi i qëndrimeve në publik apo edhe prezantimi i akteve normative për konsultim me publikun, ka autoritete, mjete e procedura se si realizohet kjo dhe jashtë kësaj, askush nuk mund t’a prezantojë qëndrimin e Ministrisë në publik.

Zgjedhjet për kryetar në FFK: Kandidatët e paralajmëruar, si shkon proceduara dhe kush ka më shumë përkrahje
Lexo po ashtu Zgjedhjet për kryetar në FFK: Kandidatët e paralajmëruar, si shkon proceduara dhe kush ka më shumë përkrahje

Ne bëjmë thirrje për proces të rregullt e të bazuar në norma statutare të çdo federate dhe poashtu nxisim me gjithë fuqinë tonë, funksionalizimin e trupave brenda organeve të organizatave sportive në vend që të zgjedhin çdo rast me pretendime potencialisht të bazuara të normave statutare.

Ndërkohë, Ministria e Sportit do të vazhdojë gjithnjë e më fort të thellojë reformat strukturore që prekin kornizën legjislative, të politikave publike dhe të shpërndarjes së resurseve në funksion të ndryshimeve pozitive në sportin tonë, tashmë të domosdoshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

Barcelona refuzoi katër oferta për yllin e skuadrës në janar

La Liga
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bayern Munich etiketon dy yje si pasues të Harry Kane

Bundesliga
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Man Utd konfirmon lëndimin e rëndë të Lisandro Martinez

Premier League
Kalo në kategori