Ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka kontestuar edhe njëherë datën e mbajtjes së Kuvendit të FFK-së.

Salihu në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini organizimin e Kuvendit të FFK-së e ka quajtur shkelje të rëndë të statutit.

“Nuk kam mundur më shumë të heshtë. Gjendja faktike është e mjerueshme. Janë mbledhë votat duke shkuar nga klubi në klub, nga politikani në politikan”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai ka akuzuar kryetarin aktual dhe kandidatin për kryetar, Agim Ademi se ka ftuar Kuvendin e FFK-së vetëm pasi siguroi votat.

“Në momentin kur kryetari aktual ka fituar shumicën e votave, atëherë ka ftuar Kuvendin që është keqpërdorim i rëndë i detyrës zyrtare”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish sekretari i FFK-së thotë se statuti aktual i FFK-së është dokument i shkëlqyeshëm i përkrahur nga FIFA.

“Nuk ka mandat në botë që përfundon para se të konsumohet. Nëse mandati është 4-vjeçarë duhet të mbahen çdo katër vite. Runa Zot, vetëm në raste kur vdes kryetari siç na ka ndodhur s’kemi çfarë bëjmë”.

Salihu thotë se në muajin korrik struktura e delegatëve ndryshon pasi ekipet e Super ligës bien nga liga dhe u mbetet vetëm nga një votë ndërsa ekipet që hyjnë e kanë një votë më shumë./Telegrafi/